Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

EMRAT/ Kush do të jenë deputetët e ardhshëm të PS në qarkun e Gjirokastrës, ja kandidatët!

08/02/2017
EMRAT/ Kush do të jenë deputetët e ardhshëm të PS në qarkun e Gjirokastrës, ja kandidatët!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Ethet e zgjedhjeve dhe emrave në listën e kandidatëve të PS në Qarkun e Gjirokastrës, sapo kanë filluar. Qendra në Tiranë, është në shqyrtimin e disa kandidaturave të cilat presin të marrin formën e prerë nga kreu i PS Edi Rama. E ndërsa dihen emrat e kryesuesve të kësaj liste të cilët janë dy ministrat e kabinetit qeverisës Çuçi dhe Kumbaro, priten të mësohen emrat e tre kandidatëve të tjerë plotësues të listës pesë emërore.
Nga PS e Tiranës, kanë sonduar muajt e fundit në elektoratin socialist, se cili do të ishte kandidati apo kandidatët që gëzojnë mbështetje. Për gati tre javë, janë pyetur në forma të ndryshme, gati 1/5 e anëtarësisë socialiste në Gjirokastër, Tepelenë e Përmet çka kanë marrë kampionet e këtij sondimi duke i ballafaquar në qendër. Nga ky sondim, një fakt është i pamohueshëm, që Vladimir Kosta, nuk ka për të qenë në listën e kandidatëve për deputetë nga PS në Qarkun e Gjirokastrës, jo vetëm për faktin e përplasjeve mes tij dhe Ramës apo kritikave në adresë të qeverisë, por edhe se në sondime, nuk është përmendur emri i tij mes socialistëve të Përmetit.
Në Gjirokastër, luhen pesë emra vendas që tentojnë të jenë në këtë listë. Flamur Bime prefekti i Gjirokastrës dhe ish kryebashkiak për 12 vjet, është emri më i kuotuar nga sondimet prej socialistëve pasi ka një mbështetje të gjerë në elektoratin vendas.
Veç tij, PS po luan edhe kartën e një kandidati nga zona minoritare për të përballuar potencën e madhe që ka deputeti i LSI në Dropull përballë socialistëve, PBDNJ apo dhe PD. Deri tani janë hedhur mjaft emra në diskutim për të qenë një kandidat nga Dropulli si Panajot Lula ish kryetar i Komunës së Dropullit të Sipërm, Pirro Boboli avokat, si dhe një grua me aktivitet privat emri i të cilës mbahet sekret.
Në Përmet luhet me emrin e ish kryetarit të Bashkisë së Përmetit Gilberto Jace, shefes së Zyrës Arsimore Alma Hoxha, si dhe Kristaq Kristanit.
Ndërsa në Tepelenë, deri më tani, kandidati më i kuotuar është deputeti aktual Dashamir Kamberi i cili ka mbështetje te socialistët tepelenjotë, ndërkohë që në lojë është edhe ish deputeti Et’hem Ruka, si dhe një biznesmen tepelenas me aktivitet në kryeqytet.
Gjithsesi, këto janë emrat që diskutohen për listën emërore të kandidatëve për deputet të PS në Qarkun e Gjirokastrës. JuguNews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
Kriteret e reja për serviset e mekanikëve, ja sa janë gjobat

Servisi mashtrues në Astir, pranonte makina për riparim por fundi ishte ‘i tmerrshëm’

25/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

Berisha akuzon Bankën e Shqipërisë për heshtje ndaj “narko-euros”: Ka përgjegjësi të madhe

25/07/2026
DHËRMI & EMRI/ I qëlluar me armë dhe i zhdukur, nuk dihet fati i 31 vjeçarit nga Tirana

A shoqërohej polici me të kërkuarin e SPAK në Durrës ndërsa dhunuan një person

25/07/2026
Nëntë të rinj shqiptarë rrihen me njëri-tjetrin, disa përfundojnë në urgjencë

Shiste 300 doza kokainë në javë. Si u kap shqiptari në Cuneo, Itali me 15 mijë euro në xhep

25/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.