Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

HISTORIA/ Durrës, krim dhe dashuri – adoleshentja do të martohet, babai përfundon në burg

02/02/2017
HISTORIA/ Durrës, krim dhe dashuri – adoleshentja do të martohet, babai përfundon në burg
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një histori dashurie e nisur në rrjetin social “Facebook” mes një adoleshenteje 16 vjeç nga Sukthi me një djalë më të madh se ajo në moshë, përfundoi me arratisjen e saj nga shtëpia dhe plagosjen e një taksisti. E së fundmi, pas 8 muajsh, me arrestimin e babait të saj si autor i plagosjes me thikë të taksistit.
Policia e Durrësit bëri me dije sot se ka ndaluar Destan Kazija 46 vjeç, banues në Sukth i Ri, i cili ka tentuar të vrasë me thikë 33-vjeçarin V. Z. Nga kjo ngjarje e ndodhur më 26 maj 2016, taksisti mori plagë të rënda.
Burime nga policia thanë për “DurrësLajm” se gjithçka ka ndodhur pasi 16-vjeçarja Gazie Kazija, nxënëse e vitit të parë në gjimnaz, u largua nga familja natën e 17 majit. Ajo kishte lënë një shënim në shtëpi, në të cilin shkruante se po largohej me të dashurin që kishte njohur në “Facebook”.
Forcat e policisë u vunë në ndjekje të vajzës dhe gjithashtu identifikuan dhe djalin me të cilin dyshohej se ajo ishte arratisur nga shtëpia, por adoleshentja, pas 12 ditësh zhdukjeje, në datën 30 maj vendosi të vetëdorëzohet në Komisariatin e Policisë së Sarandës.
Para se të ndodhte vetëdorëzimi i saj, babai i Gazies ishte shpallur në kërkim pasi kishte plagosur taksistin që kishte shoqëruar natën e arratisë adoleshenten dhe të dashurin e saj. 33-vjeçari ishte banor i zonës dhe kur babai Destan Kazija e mësoi këtë lajm, shkoi për ta vrarë atë. Fatmirësisht tentativa për vrasje dështoi, megjithëse ai mbeti i plagosur rëndë.
Sipas të njëjtave burime, mësohet se gjatë gjithë kësaj kohe që 46-vjeçari ka qenë në kërkim, vajza e tij e ka çuar më tej lidhjen. Ajo bashkëjeton me të dashurin e saj dhe duket se kanë një lidhje serioze, pasi kanë planifikuar edhe që të martohen, raporton “DurrësLajm”.
Të njëjtat burime theksuan se Kazija ka mbajtur kontakte gjatë kësaj periudhe me familjarët e saj, ndërsa babai pas arrestimit të sotëm do të përballet me drejtësinë nën akuzën e dy veprave penale: “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Gjykata Administrative rrëzon padinë e Erion Veliajt ndaj prokurorit Ols Dado

Veliaj çon në Apel vendimin e gjykatës për emërimin e prokurorit Dado

13/08/2026
Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.