Një i ri i dënuar në Itali me 9 vjet burg, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.
Orest Qerimaj, 27 vjeç, banues në Shkodër, u arrestua ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit nr.3 në sajë të hetimeve mbi vendndodhjen e tij.
I riu rezultonte i shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, me shkresën e datës 1 gusht 2016, pasi më 2 maj 2016, Zyra e Prokurorisë së Udineses ka lëshuar urdhrin për ekzekutimin, e vendimit të janarit të vitit 2015, të Gjykatës së Udinese, e cila e ka dënuar me 9 vjet, 4 muaj e 20 ditë burg.
Qerimaj është dënuar në Itali për veprat penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafik droge”.





