Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidentët Trump dhe Putin, ja përse biseduan në telefon

28/01/2017
Presidentët Trump dhe Putin, ja përse biseduan në telefon
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë tha se presidenti amerikan Donald Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin patën të shtunën një bisedë telefonike të planifikuar.
Zyrtari nuk dha detaje në lidhje me atë që u diskutua, por të dy udhëheqësit pritet të kenë folur rreth të ardhmes së sanksioneve amerikane të cilat iu vendosën Rusisë pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014. Kjo ishte biseda e parë mes dy udhëheqësve që pas inaugurimit të presidentit më 20 janar.
Zoti Trump ishte i paqartë të premten rreth mundësisë së heqjes së sanksioneve. “Do të shohim se çdo të ndodhë”, u tha ai gazetarëve pas takimit në Uashington me kryeministren britanike Theresa May.
Të dy udhëheqësit kanë thënë se do të donin të “normalizojnë” marrëdhëniet midis dy vendeve.
Më herët të shtunën, presidenti Trump bisedoi edhe me kancelaren gjermane Angela Merkel, një ditë pas vendimit të tij për të kufizuar emigracionin dhe refugjatët nga Siria dhe disa vende të tjera me shumicë myslimane.
Në një konferencë për shtyp të shtunën në Paris, ministri i jashtëm gjerman Sigmar Gabriel dhe homologu i tij francez shprehën shqetësim lidhur me vendimin e zotit Trump për të kufizuar emigracionin.
Biseda e parë telefonike e të shtunës e presidentit ishte me kryeministrin japonez Shinzo Abe. Më pas, Shtëpia e Bardhë tha se Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë të angazhuara për të arritur një marrëveshje të re tregtie dypalëshe që do të zëvendësojë marrëveshjen e Partneritetit të Trans-Paqësorit.
Këto telefonata vijnë vetëm disa ditë pasi presidenti Trump i nxorri Shtetet e Bashkuara nga Partneritetin e Trans-Paqësorit (TPP), një marrëveshje e tregtisë së lirë, e cila përfshinte Amerikën, Japoninë dhe 10 vende të tjera, që përbëjnë 40 për qind të ekonomisë botërore.
Presidenti Trump i përfundoi bisedat e tij telefonike të së shtunës me një bisedë me presidentin francez Francois Hollande, të ndjekur nga një tjetër me kryeministrin australian Malcolm Turnbull. VoA
trump-telefonon-putin-606x356

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
Agron Shehaj: Financuesi i turit të diasporës mori miliona euro përfitime nga Rama

PS, kallëzim në SPAK për Agron Shehajn, e do në burg për rrëmbimim e letrave të marrëveshjes

27/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Lubonja: Pjesëmarrja e ulët në zgjedhje, mesazh se shqiptarët refuzuan Edi Ramën

Lubonja: “Të presësh që Rama të reflektojë është sikur flamingo të bëjë vezë sorrash”

27/07/2026
Prangoset në Brazil Ervin Mata, policia federale dhe ajo ushtarake në aksion

Gjykata e Lartë e Brazilit mban në burg Ervin Matën

27/07/2026
DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

DITA 58/ Ndiqni Ballukun siç ndiqni protestuesit. Polici i nxori thikën aktivistit

27/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.