Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Arsyeja befasuese, shefin shqiptar e pushojnë nga puna: Merr plaçkat, ose thirra policinë

27/01/2017
Arsyeja befasuese, shefin shqiptar e pushojnë nga puna: Merr plaçkat, ose thirra policinë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një shef shqiptar e ka pësuar keq, pasi guxoi t’u jepte të drejtën që u takonte punëtorëve të tjerë.
Ramush Xhuli është një shef zemërmirë i ekipit të tij prej 30 punëtorësh që bëjnë inventarin e artikujve në kompani të ndryshme. Ai punon për kompaninë Ivalis me seli në Francë, për përfaqësinë e saj në Kriens të Lucernit.
Është një punë që nuk paguhet mirë. Ndërmarrja nuk paguan pagën e 13-të dhe madje shefat synojnë që punëtorëve t’ua heqin edhe pushimin, shkruan blick.ch, transmeton albinfo.ch.
Një ditë të janarit Ramushi me ekipin ishte duke bërë këtë punë (skenimin e artikujve) në marketin e madh të artikujve teknikë “Obi” në Winterthur, kantoni i Cyrihut.
Punëtorët kishin punuar 4 orë, dhe sipas rregullit, ai u kishte dhënë pushim prej 30 minutash. Në atë moment vjen një shef nga qendra dhe me arrogancë pyet: kush u ka dhënë pushim punëtorëve? Ramushi përgjigjet: “Unë, pasi që u takon. Kanë punuar tash katër orë”.
Pasi edhe një shef tjetër dëgjon zhurmën, i kërkon shqiptarit që menjëherë të lërë punën.
Kur Ramushi përgjigjet se do të qëndronte me punëtorët e tij, shefi i drejtohet: “Je i pushuar nga puna dhe prej këtij momenti nuk të lejohet hyrja. Merri plaçkat ose e thirra policinë!”.
Shefi i Obi-t i ndan palët në konflikt ndërsa ekipi vazhdon punën. Edhe Xhuli bashkë me ta, përcjell albinfo.ch. Pas ndërrimit, atë e telefonojnë nga firma në Kriens ku i thonë lajmin se është pushuar nga puna.
Pastaj ngjarja merr rrjedhë tjetër. Gazetari i Blick-ut cakton takim me shefin e Ivalis-it në Kriens. Por në vend të tij (Daniel Kamphausen) atë e pret vetë CEO i kompanisë franceze. Frederic Marchal kishte marrë personalisht rrugën për në Zvicër ndërsa Kamphausen ishte pushuar nga puna. Siç kishte thënë Marchal, pushimi i tij nga puna nuk kishte lidhje me rastin e Xhulit.
Shefi i madh mohon se dikush mund të pushohet nga puna në firmën e tij me një fjalë goje.
“Ne respektojmë ligjet, nuk përjashtojmë askënd nga puna në mënyrë gojore”, transmeton albinfo.ch.
Por ndërkaq Marchal thotë se në pauzën e përmendur kishte pasur një lloj konflikti në mes të punëtorëve .
“Një incident normal që mund të ndodhë kudo gjatë punës”.
Sqarimi i rastit është një ngushëllim i vakët për Ramushin.
Ai thotë se sërish do të vepronte njësoj. “Kështu nuk veprohet me njerëzit”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.