Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Pas dëshmisë së Ylvi Beqajt, priten arrestime të tjera nga banda e Emiljano Shullazit

24/01/2017
Pas dëshmisë së Ylvi Beqajt, priten arrestime të tjera nga banda e Emiljano Shullazit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Prokuroria për Krime të Rënda ka identifikuar disa individë të tjerë, si bashkëpunëtore të Emiljano Shullazit. Këta persona, nga Durrësi dhe Tirana ende kryejnë veprime konkrete për llogari të bandës.

Prokuroria për Krime të Rënda zgjeron hetimet ndaj personave, që dyshohet se janë pjesë e organizatës kriminale që drejtohet nga Emiljano Shullazi.
Këta persona, nga Durrësi dhe Tirana ende kryejnë veprime konkrete për llogari të bandës.

Veprimet hetimore
ABC News ka mësuar se veç të arrestuarve, Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endri Zela, Endri Qyqja dhe Blerim Shullazi, prokuroria po heton edhe një grup personash me banim në Tiranë dhe Durrës, që dyshohet se janë pjesë e këtij grupi kriminal.
Burimet thonë se prej muajsh po kryen veprime hetimore me metoda special, ndaj këtyre personave, disa prej të cilëve janë identifikuar duke kryer veprime konkrete për llogari të të dyshuarve të arrestuar. Apo edhe kanë vepruar e bashkëpunuar me të dyshuarit e arrestuar para prangosjes së tyre. Sipas akuzës, mësohet se me administrimin me cilësinë e provës material të dëshmisë së biznesmenit Ylvi Beqja, e cila pritet të bëhet mesditën e datës 27 janar, prokuroria do të konkretizoi veprimet, duke mos përjashtuar edhe arrestimin e ndonjërit prej tyre. Këta persona, dyshohet se kryejnë aktivitetin në Tiranë dhe Durrës dhe mbajnë kontakte të vazhdueshme edhe me të dyshuarit që ndodhen të arrestuar.

Dëshmia e Ylvi Beqajt
Nga ana tjetër, zyrtarisht Prokuroria për Krime të Rënda që në fazën e hetimit paraprakë ka siguruar dëshminë e biznesmenit Ylvi Beqja, i cili ka pranuar të rrëfej kërcënimet dhe gjobat që ka paguar për llogari të bandës së drejtuar nga i dyshuari Emiljano Shullazi. Ai ka treguar hetuesve se prej vitesh ndodhej nën kërcënimin e të dyshuarve, të cilët për një afat të shkurtër kohorë në formën e gjobë si kanë marr rreth 550 mijë euro cash. Këto para, ka thënë Beqja, ishin të shitjes së një përqindje të caktuar të sipërfaqes së ish-hotel Vollgës në Durrës. Paratë, sipas prokurorisë, në disa raste Beqja i ka lëshuar me çeqe për llogari të bandës me arsyetimin se nuk mund të kalonte para cash nga banka.
Veç kësaj, Beqja ka rrëfyer edhe për rastet kur Shullazi i ka vendosur pistoletën në barkë,duke e kërcënuar që nëse nuk i paguante do të ekzekutohej.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.