Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Vdekja në ashensor e 30-vjeçares, dosja në prokuroi pa autorë dhe pa akuzë

22/01/2017
DETAJE/ Vdekja në ashensor e 30-vjeçares, dosja në prokuroi pa autorë dhe pa akuzë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Policia e Tiranës do të referojë në prokurori për hetime të mëtejshme ngjarjen ku ngeli e vdekur në ashensor 30-vjeçarja Drilona Duriçi. Por, burimet thanë për Top Channel se referimi do të bëhet në formën e materialit vlerësues, çka do të thotë se do t’i takojë organit të akuzës që të vendosë se për çfarë vepre do ta regjistrojë procedimin penal.
Oficerët e policisë, të cilët u morën me këqyrjen e ashensorit ku u gjet e pajetë një banore, ndodhen në ngërç për të vendosur për rrjedhën që do të marrin hetimet, për shkak se deri më tani rezulton e pamundur gjetja e një personi përgjegjës.
Konkretisht, sipas policisë, firma që ka kryer ndërtimet i ka dorëzuar punimet vite më parë dhe pallati ishte i banueshëm. Nëse në këtë objekt do të kishte një administrator, atëherë personi që do të hetohej do të ishte pikërisht ai. Por, grupi hetimor konkludon se pallati ku ndodhi aksidenti nuk kishte administrator, ndërkohë që veprimet hetimore tregojnë se edhe personi përgjegjës për mirëmbajtjen e ashensorit nuk paguhej më prej 4 muajsh e për këtë arsye ai e kishte prishur kontratën me banorët.
Për këto shkaqe, materialet e policisë do të referohen pa vepër penale. Hetimet paraprake të Inspektoratit të Shërbimit Teknik treguan se ashensori në të cilin humbi jetën Drilona Duriçi ishte jashtë kushteve teknike.
Ka dyshime se ashensori është shkëputur nga kati i tretë dhe gjatë fërkimit janë shkaktuar shkëndija zjarri të cilat, në kontakt me depozitën e vajit, kanë shkaktuar vatrën e zjarrit.
E mbyllur në ashensor dhe me portat që nuk hapeshin, 30-vjeçarja nuk pati asnjë mundësi për të shpëtuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.