Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TV zviceran: Saimir Tahiri lidhje me trafikantët e drogës

20/01/2017
TV zviceran: Saimir Tahiri lidhje me trafikantët e drogës
Share on FacebookShare on Whatsapp

Shumë droga eksportohen nga Shqipëria, veçanërisht heroina dhe marijuana.
Kështu raporton TV SRF në Zvicër, i cili i referohet dëshmisë së një ish-agjenti shqiptar të drogës. Ish-polici ka zbuluar dhe denoncuar metoda të reja të trafikut duke zbuluar edhe lidhjet me një politikanë të rangut të lartë, saktësisht me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.
Isj-agjenti shqiptar thotë se shteti shqiptar e terrorizon për shkak se ka zbuluar trafikantë droge, të cilët po qarkullonin me veturën e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Pas një urdhër arresti ndaj ish-oficerit të Policisë shqiptare, ai iku në Zvicër, ndërsa Shqipëria kërkon ekstradimin e tij, raporton midis të tjerave TV zviceran, SRF, duke i kushtuar një hapësirë, ish agjentit, në emisionin e tij, “10vor10”.
Zëdhënës i Zyrës Federale të Drejtësisë ka konfirmuar kërkesën e Shqipërisë dhe ka bërë me dije se polici shqiptar është marrë në pyetje. Ai gjithashtu ka pasur rastin të prononcohet më gjerësisht me shkrim. Sipas zëdhënësit autoritetet zvicerane do të shqyrtojnë kërkesat e tij. Nëse ato janë vetëm arsyetime pa mbulesë, atëherë kërkesa e tij për mbrojtje në Zvicër mund të refuzohet, ka thënë zyrtari zviceran, sipas Dialogplus.
Në intervistën dhënë emisionit “10vor10” ish-polici shqiptar ka treguar se ka qëndruar gjashtë muaj në burg. Ai ka njoftuar se çfarë ka arritur të zbulojë gjatë punës së tij kundër trafikantëve të drogës në Shqipëri.
“Arsyeja kryesore e arrestimit tim kanë qenë hetimet kundër kontrabandistëve të drogës. Kam ndaluar njerëz, kur ata po udhëtonin me veturën e ministrit të Brendshëm shqiptar. Ata ishin kushërinj të ministrit të Brendshëm”.
Ambasada e Shqipërisë nuk ka dashur të deklarohet për këtë rast. Ministria e Brendshme dhe e Drejtësisë e Shqipërisë po ashtu nuk janë përgjigjur në pyetjet e gazetarëve zviceranë. Polici shqiptar ka treguar për televizionin zviceran për metodat e reja të kontrabandës, të cilave u ka rënë në gjurme gjatë vitit 2014: një metodë është transporti i drogës me avionë të vegjël. Polici thotë se ka zbuluar disa pista ilegale. Këto hetime janë konfirmuar pas zbritjes së dhunshme të një avioni në një plazh shqiptar dhe detyrimit të një avioni për zbritje Polici shqiptar tani jeton me familjen e tij në Zvicrën veriore. Kërkesa e tij për azil po shqyrtohet. Nëse pranohet kërkesa për azil, familja nuk mund të kthehet me detyrim në Shqipëri
zg1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.