Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

DETAJE/ Sjelljet dhe shenjat e minorenes që zbuluan ngacmimin seksual nga babai i saj

19/01/2017
DETAJE/ Sjelljet dhe shenjat e minorenes që zbuluan ngacmimin seksual nga babai i saj
Share on FacebookShare on Whatsapp

Dëshmia e dhjamshme e një 13-vjeçare në policinë e Durrësit çoi në pranga babanë e saj, 56-vjeçarin Qemal Lushi nga Kukësi, i cili prej një viti ngacmonte seksualisht të bijën, duke e prekur në pjesë të ndryshme të trupit.
Por, mësohet se sekretin e tmerrshëm të minorenes ka arritur ta zbardhë psikologja e shkollës, pasi gjatë mësimit 13-vjeçarja kishte shfaqur shpesh shenja të humbjes së vëmendjes, trishtimit dhe fajit. Vajza ishte mbyllur në vetvete dhe vuante pasojat e një stresi që fillimisht nuk dihej se nga vinte.
E pyetur nga psikologja, vajza ka bërë rrëfimin e tmerrshëm, ku tregoi për veprimet e turpshme të të atit, që e ngacmonte në pjesët intime si dhe ushtronte dhunë në familje.
Në dëshminë e zbardhur sot nga Panorama, vajza mësohet të këtë thënë se, “Ka rreth një vit që babai më ngacmon seksualisht. Në momentet që ndodhemi vetëm në shtëpi, ai tenton të më prekë në vende intime, duke kërkuar të kryejë marrëdhënie seksuale. Kam frikë të qëndroj vetëm me babnë në shtëpi, pasi mendoj se sapo të gjejë mundësinë do të më përdhunojë. Më ka kërkuar të mos i tregoja askujt për veprimet e tij. Personave të tjerë të shtëpisë kisha turp t’u tregoja, prandaj fola hapur me psikologen e shkollës, e cila më ndihmoi të bëj denoncim në polici”, ka treguar vajza për hetuesit që po punojnë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë.
Nga ana tjetër, 56-vjeçari ka hedhur poshtë akuzat e ngritura nga vajza e tij, duke i konsideruar sajesa të së bijës. Por kjo nuk është e vetmja akuzë që rëndon ndaj 56­vjeçarit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjet edhe një armë zjarri pistoletë, e modifikuar, si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat i mbante pa leje.
Numri i akuzave ndaj babait që akuzohet për vepra të turpshme ndaj vajzës së tij është shtuar, pasi gjatë kontrollit në banesë policia ka zbuluar një armë zjarri pistoletë e modifikuar si dhe 4 fishekë çifteje, të cilat Qemal Lushi i mbante pa leje.
Policia tha se Qemal Lushi do të përballet me drejtësinë tashmë për tri vepra penale, “vepra të turpshme”, “prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve” dhe “dhunë në familje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

Debate në mbledhjen me Ramën, kryebashkiakët kundërshtojnë shkrirjen e 15 bashkive

12/08/2026
Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.