Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Mesazhi i babait të Ergi Dinit: Çfarë heroizmi ka bërë Uarda Çota, ‘sex-bomba’ e amnistisë që fitoi lirinë?

15/01/2017
Mesazhi i babait të Ergi Dinit: Çfarë heroizmi ka bërë Uarda Çota, ‘sex-bomba’ e amnistisë që fitoi lirinë?
Share on FacebookShare on Whatsapp


I ati i  Ergi Dinit, i cili u nda nga jeta në mënyrë tragjike në një aksident me motor, Dashamir Dini i është drejtuar ministrit të Drejtësisë Ylli Manjani me fjalë prej një prindi të lënduar në lidhje me lajmin që bëri më shumë bujë dje në media, pikërisht lirimi nga burgi i 28 vjeçares, e cila dy vite më parë i mori  jetën djalit të ish zëvendës ministrit të Brendshëm.


Por me të drejtë ky reagim, vjen nga gjithçka që u raportuar dje në media për Uardën, ku ajo ç’ka i preku të gjithë, edhe familjarët e viktimës 12 vjeçar që nuk jeton më, ishte mungesa e një ndjese publike dhe një mesazhi për të rinjtë që ngasin makinën më mënyrë të papërgjegjshme nga vetë Uarda, që tashmë e presin pushimet ne Dubai.



Reagimi  


AMNISTIA, UARDA ÇOTA DHE DREJTESIA E ABUZUAR…


Dy fjale prej prindi,per prindin


Ylli Manjani,Minister i Drejtesise.


Zoti Ylli Manjani,çfare heroizmi ka bere vrasesja Uarda Çota, amnistimi nga burgu i te ciles u shoqerua me gjithe kete entusiasem mediatik?!


Si eshte e mundur qe pa kryer as gjysmen e denimit per vrasje ne gjendje te dehur tek i grahte makines tej shpejtesise se lejuar,ajo lirohet?!


Zoti Minister!Mos keni harruar se ajo vrau nje qenje te pafajshme,nje femije qe lumturohej duke shetitur ne makine me te jatin.


Si eshte e mundur qe ajo guxon te dale si “Sex-bomba” e publicitetit te kesaj amnistije dhe jo si nje e penduar qe ben thirrje kunder perdorimit te alkolit dhe shpejtesise…Fenomene te cilat marrin aq shume jete njerzish tek ne?!


Zoti Minister!Kam lexuar me vemendje dhe shqetesim fjalet e saj thene gazetareve,nen entusiazmin e panjerzishem te familjareve.


Mora informacion dhe per faktin e shpallur publikisht nga familjaret ,se asaj i eshte prere bileta per Dubai dhe kuptova se drejtesija dhe sistemi i riedukimit kane deshtuar,se paku ne kete rast.


Tek kjo vajze nuk vura re asnje pike pendimi,apo brejtje ndergjegjjeje,per viktimen e saj,per vesin e pirjes se alkolit dhe mungesen e pergjegjesise ne vozitjen e automjetit.


Kuptova qe ajo s’kishte reflektuar,as mesuar asgje nga gjithe drama qe shkruajti me gjakun e nje femije dy vjet me pare.”Rilindja ” e saj konsistonte thjeshte me daljen nga burgu dhe jo me reflektimin moral dhe human te saj….


Zoti Minister!Zonja,zonjusha,apo heroina e amnistis suaj Uarda Çota “rilindi”,duke dal nga “ferri” i burgut dhe shpejt do udhetoje per ne “parajsen” e Dubait….


Po prindrit e viktimes se saj engjellore,kush do t’i amnistoje nga dhembja dhe hidherimi i perjetshem?!


Ju jeni prind vete.Hamendeoini per pak!.Uroj qe kurre te mos e provoni!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

Kalaja: Kruja në ankth, flakët janë shumë pranë banesave në Abaze. Sillni mjete me ujë, zjarrfikësit kanë nevojë për furnizim

12/08/2026
Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

Zjarret përfshijnë kurorën e gjelbër të Tiranës, flakët përhapen në Lundër dhe Priskë

12/08/2026
DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.