Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Gruaja e martuar me 2 fëmijë tregon tmerrin: Fqinji 23 vjeçar më kërkon seks prej 8 muajsh, më sulmoi

13/01/2017
Gruaja e martuar me 2 fëmijë tregon tmerrin: Fqinji 23 vjeçar më kërkon seks prej 8 muajsh, më sulmoi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për tetë muaj me radhë, një 23-¬vjeçar është kthyer në makthin e një gruaje të martuar në Tiranë, duke iu qepur këmba¬ këmbës me kërkesën për një lidhje intime. E ndierë e frikësuar nga i riu, që ishte fqinj i saj, gruaja, nënë e dy fëmijëve të mitur, e ka kallëzuar atë në Polici.
Kallëzimi i saj ka rënë në “vesh të shurdhër”, ndërkohë që “tmerri” i gruas nga fqinji, që i shkonte te vendi i saj i punës, e ndiqte në rrugë, apo i thyente xhamat e dritares vijonte.
Janë dashur të paktën pesë kallëzime të njëpasnjëshme të të dëmtuarës K. A. në Policinë e Tiranës, si dhe një kallëzim i vetë babait të 23-¬vjeçarit të quajtur Alban Hadëri, që ai të arrestohej dhe të
vendosej para përgjegjësisë penale.
Gjykata e Tiranës ka përfunduar pak ditë më parë gjykimin ndaj tij për akuzën e “përndjekjes”. Ai u deklarua i fajshëm dhe u dënua me 1 vit heqje lirie.
SERIA E KALLËZIMEVE
Referuar vendimit të shpallur nga gjyqtari Erjon Bani, kallëzimi i parë i të dëmtuarës është regjistruar më 19 maj 2016. Ajo ka rrëfyer se punonte si shitëse dhe se gjatë orarit të punës dy fëmijët e mitur i kanë rrëfyer se fqinji i tyre, Alban Hadëri, u kishte thyer një xham të dritares.
“Ndihem e kërcënuar për vete dhe familjen”, ka thënë ajo, duke shtuar se 23-vjeçari ato ditë e kishte kanosur me fjalë të ndryshme dhe e kishte shtyrë. Po ashtu, ajo ka sqaruar se i kallëzuari vuante nga
probleme mendore dhe se për veprimet e tij kishte vënë në dijeni edhe të atin e tij.
Më 13 qershor 2016, ajo ka kallëzuar të njëjtën gjë. Faktet janë konfirmuar dhe nga babai i të pandehurit, K. Hadëri, i cili ka thënë se ishte në dijeni të kallëzimit dhe se dy herë të tjera djali i tij i kishte thyer xhamat të dëmtuarës… Pas disa kallëzimesh të tjera, në kallëzimin e datës 22 korrik ajo ka thënë:
“Unë jam drejtuar mbi pesë herë në Polici dhe hera fundit ka qenë para 1 muaji dhe se në Prokurori para 2 muajve jam thirrur, por në të tëra rastet unë s’po marr zgjidhje dhe jam nën një terror psikologjik nga ky person, Alban Hadëri. Jam në terror për jetën dhe kërkoj ndërhyrje urgjente dhe ndihmë nga shteti”.
“KERKON LIDHJE INTIME”
Në kallëzimin e 22 korrikut 2016, e dëmtuara K. A. ka rrëfyer para oficerëve të Policisë se 23¬ vjeçari e përndjek për lidhje intime.
“Kallëzoj se kam kërcënime me jetë dhe përndjekje në çdo ditë të jetës sime nga shtetasi Alban Hadëri. Prej 8 muajsh e në vazhdim, ky person më ndjek nga pas dhe kërkon me çdo kusht që unë të krijoj lidhje intime me të. Unë jam munduar ta sqaroj dhe t’i bëj me dije se jam grua e martuar, kam 2 fëmije të mitur dhe të më lërë të qetë, por person sërish nuk bindet. Unë jam drejtuar disa herë në polici, ku dhe kam depozituar kallëzim penal ndaj këtij shtetasi. Ai nuk merr vesh, dhe për faktin se ka probleme psikike me veten e tij”, citohej kallëzimi në vendimin e gjykatës.
Më tej, ajo ka pohuar se atë ditë i pandehuri i ka shkuar te vendi i saj i punës.
“Unë nuk e kam takuar dhe i jam fshehur, pasi ai më ka sulmuar dhe shtëpinë me një tullë para disa kohësh”, vijohej në kallëzim. Sipas vendimit të Gjykatës, i pandehuri qëndron në masën e sigurisë “arrest në burg” që prej 24 korrikut 2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.