Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SHËNIM & VIDEO/ Kush do i kujtojë viktimat e këtij janari?!

12/01/2017
SHËNIM & VIDEO/ Kush do i kujtojë viktimat e këtij janari?!
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga Ismet Drishti

ismet drishti, vogel

Ismet Drishti

Që të jem i sinqertë viktimat e këtij janari më dhimbsen shumë më tepër se viktimat e janarëve të tjerë. Këto viktima u vranë pa dale në asnjë protestë për rrëzimin e ndonjë qeverie dhe as dolën si sehirxhinj të paguar për të parë ngjarje tragjike. Asnjëri nga këto viktima nuk kishte në shtëpi armë pa leje që më pas të vriste veten I biri ose e bija.
Viktimat e këtij janari në fakt nuk ishin të “pafajshëm”.
Kishin disa faje.
Faji i parë ishte që ishin të varfër e në pamundësi ngrohje dhe ushqimi.
Faji i dytë që ishin shqiptarë, shtetas të një shteti që e ka mendjen të ndërtojë Shqipërinë e gjeneratës së të nesërmes duke shkelur mbi kufomat e gjeneratës se sotme.
Mua më vjen turp që bashkëqytetarët e mi vdiqën nga të ftohtët e uria aty bri meje, bri teje, bri secilit prej nesh, ndërkohë që qeveritarët tanë harxhojnë e vjedhin miliarda në parada mediatike e promovime arritjesh fantastiko-shkencore.
Cili nga ju mund të më thotë që të ketë pasur kaq shumë viktima në historinë e Shqipërisë për shkak të kushteve të motit. Kur ka ndodhur që te ketë kaq shumë viktima?
Me të vërtetë në Poloni janë regjistruar 40 viktima por Polonia ka mbi 37 milion banorë dhe temperature disa herë më të ulëta për periudha me të gjata se te ne. Polonia e rekordit pra.
Bosnje Hercegovina e dalë nga lufta ka 6 viktima, por Bosnja ka 4.400.000 banorë dhe ka kaluar një ndër luftërat më të egra të historisë modern dhe është rrafshuar përtokë.
Po ne?
Ne me vetëm 2.800.000 banorë dhjetë viktima? Cilën luftë kaluam?
Apo ne kemi justifikimin e përhershëm të kryeministrit tonë që na e kanë fajin qeveritë e mëparshme, Xhonturqit, Zogu e Saliu që na lanë në ketë gjendje.
Sa turp! Bashkëqytetarët tanë vdesin në 2017-ën për nevojat elementare. Ushqim e ngrohje!
Kush do i kujtojë viktimat e këtij janari?
Ku duhet të vendosim lule për këta viktima që i vrau mospërfillja e shtetit të tyre, e shtetit tënd, e shtetit tim, dhe po i vret së dyti heshtja e këtij shteti?
Ku duhet të vendosim lule e si duhet ti përkujtojmë këto viktima????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
Vritet në burgun e Fierit, ishte dënuar për seks të dhunshëm

Përleshja në burgun e Fierit, pezullohen 8 punonjës të policisë së burgut

12/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

DITA 74/ “Po largohemi nga Shqipëria, duam të ardhmen këtu”

12/08/2026
Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

Zjarr në rreze të Dajtit, flakët përhapen me shpejtësi, digjet një resort

12/08/2026
Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

Rama ndërpret pushimet, mbledh socialistët në Kuç për ndarjen e re territoriale

12/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.