Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Aleati i PS për arrestimin e Haradinajt: Ministri Bushati i paaftë, kjo është diplomaci kafeneje

09/01/2017
Aleati i PS për arrestimin e Haradinajt: Ministri Bushati i paaftë, kjo është diplomaci kafeneje
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe për kryetarin e Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushati që është pjesë e koalicionit qeverisës, qëndrimi i mbajtur nga Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ndaj çështjes së arrestimit të kreut të AAK-së Ramush Haradinaj, është një diplomaci kafeneje.

Duke i referuar deklaratës së kret të diplomacisë shqiptare se “Serbia është i llastuari i perëndimit”, ish-ambasadori shprehet se përmes një pohimi të tillë ministri Bushati tregoi se është një ministër i paaftë.

“Si mund të ‘llastojë’ perëndimi Serbinë në një kohë që thuajse të gjitha shtetet perëndimore europiane kanë njohur pavarësinë dhe Republikën e Kosovës?!”, pyet ai.

“Diplomacia nuk bëhet me gjuhën e kafeneve dhe nën tingujt e muzikës në disko”, shkruan i revoltuar aleati i PS-së në koalicionin e majtë, Zef Bushati në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “facebook”.

Komenti i plotë i kreut të ADK-së

Diplomaci “kafeneje” e Ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Në një prononcim në Neës24 deklaron se: “ … Serbia është i llastuari i perëndimit …” Ky deklarim bëhet nga Ministri gjatë një komenti rreth arrestimit të Ramush Haradinajt. Pra, simbas Ditmirit, perëndimi favorizon “llaston” Serbinë dhe penalizon Shqipërinë dhe Kosovën.

Nuk është e perkedhelur Serbia, por është i paaftë Ditmir mavrija. BE dhe Europa perëndimore kanë qenë të angazhuar seriozisht dhe konkretisht në mbështetje të proceseve të vështira të tranzicionit në Shqipëri dhe ndërtimit e konsolidimit të Republikës së Kosovës në veçanti. Nuk kanë munguar ndihmat dhe kontributet e Perëndimit Europian për kombin shqiptar. Serbia ende nuk i harron bombardimet në konfliktin e armatosur mes saj dhe UÇK-së për pavarësinë e Kosovës, ku edhe komandant Ramush Haradinaj ka një kontribut të çmuar. Si mund të “llastoje” perëndimi Serbinë në një kohë që thuajse të gjitha shtetet perëndimore europiane kanë njohur pavarësinë dhe Republikën e Kosovës?!

Diplomacia nuk bëhet me gjuhën e kafeneve dhe nën tingujt e muzikës në disco. Tek paaftësia në diplomacinë tonë duhet ta kërkojmë defektin, e jo tek perëndimi ku bën pjesë dhe Franca, Gjermania, Italia, Austria, Anglia, etj. Gjuha e diplomacisë është e një niveli të lartë dhe e mirë-argumentuar. Ajo shprehet në zyrat e kancelarive diplomatike dhe jo nëpër restorante e hotele.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

Rama, apologji për qeverinë që nuk kuptohet nga populli. Kam përgatitur dy dokumente

24/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

Policia: Lirohet 35-vjeçarja e marrë peng në Roskovec, vijojnë negociatat me autorin

24/07/2026
Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

Dokumenti ‘Besa’ i Ramës, plagjiaturë e kryeministrit. Nga e kopjoi idenë

24/07/2026
Shkarkohet prokurori i Lushnjës, në lojë 50 mijë euro me interes 2%

DORIAN MATLIJA/ Vrasësit e drejtësisë festojnë dhjetëvjetorin e kufomës

24/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.