Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

VIDEO/ Vrasja e Arditit, hiqet nga lista e të kërkuarve kreu i PS

06/01/2017
VIDEO/ Vrasja e Arditit, hiqet nga lista e të kërkuarve kreu i PS
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edurim Teqja, administratori i kompanisë 3R, që kryente selektimin e mbetjeve në landifillin e Sharrës, punëtor i së cilës ishte minoreni Ardit Gjoklaj, që gjeti vdekjen brenda vendgrumbullimit të mbetjeve, hiqet nga lista e të kërkuarve nga policia.

Meqenëse prokuroria e Tiranës, nuk i caktoi masë sigurie në mungesë biznesmenit Edurim Teqja, duke hetuar në gjendje të lirë edhe Policia e Shtetit e ka hequr nga kërkimi policor. Me heqjen e emrit nga kjo listë, mësohet se Teqja është paraqitur në prokurori i shoqëruar nga avokati mbrojtës për të dhënë shpjegime për kompaninë, marrëveshjen me bashkinë dhe punët që kryente brenda landfillit.

Sipas këtyre burimeve Teqja ka pretenduar se është i pafajshëm në lidhje me vdekjen e të riut Gjoklaj, duke hequr përgjegjësinë nga vetja për punësimin e tij. Mësohet se para hetuesve, Teqja i ka ngarkuar me përgjegjësi të punësuarit e tij, shtetasin Besnik Braha me detyrën e përgjegjësit të firmës “3R” dhe Dëfrim Hakramën përgjegjësin e turnit. Ai ka thënë se këta dy persona, merreshin me punësimin, mbarëvajtjen e punës brenda landfilldit dhe  kontrollin e punonjësve, me arsyetimin se vetë ai qëndronte në Elbasan. Burimet thonë se pas më shumë se tri orëve deklarime, i dyshuari Edurim Teqja është lënë i lirë për t’u hetuar pa masë sigurie.

Nga ana tjetër për këtë ngjarje vazhdojnë të qëndrojnë në qeli përgjegjësi i turnit Dëfrim Hakrama që dyshohet se ka punësuar 17 vjeçarin Ardit Gjoklaj. Si dhe shoferi i eskavatorit Edmond Kollari, që dyshohet se e ka goditur dhe më pas shkelur trupin e të riut brenda landfillit të Sharrës.

Burimet thonë se prokuroria për ngjarjen ku mbeti i vrarë dhe gjymtuar trupi i 17 vjeçarit, po heton në gjendje të lirë administratorin e kompanisë “3R” Edurim Teqja, përgjegjësin e firmës Besnik Braha, përgjegjësin e turnit natën kur gjeti vdekjen 17 vjeçari, shtetasin Dëfrim Hakrama dhe shoferin e eksavatorit Edmond Kollari.

Ndërkohë, sipas prokurorisë, hetimet për marrëveshjen mes Bashkisë dhe kompanisë “3R” po vazhdojnë nga një prokuror tjetër, por ende pa ndonjë vendimmarrje konkrete edhe pse janë sekuestruar të gjithë praktikat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës. /ABCNews

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

DIVJAKE/ Këshilli Bashkiak voton kundër Lushnjes, vendosen dëgjesa në 5 njësitë administrative

14/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

Përkeqësohet moti në jug, reshje të dendura në Sarandë dhe 3 gra shpëtohen në Palasë

14/08/2026
DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

DITA 76/ Nga Gjermania në protestë: Politologia kërkon një Shqipëri të re

14/08/2026
Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

Rihapet dosja e vrasjes së Kozeta Hysenit, 28 persona do të ripyeten

14/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.