Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Manjani kundërshton projektin për pallatet pa leje, sherri në qeveri për legalizimet

06/01/2017
Manjani kundërshton projektin për pallatet pa leje, sherri në qeveri për legalizimet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një projektvendim, nismë e Ministrisë së Zhvillimit Urban, për legalizimin e pallateve që kanë shkelur lejen e ndërtimit apo janë ndërtuar pa leje, ka shkaktuar përplasje brenda qeverisë. Sipas Ministrisë së Zhvillimit Urban, projektvendimi përshpejton procesin e legalizimit dhe lehtëson qytetarët.

Por, në një shkresë zyrtare, Ministria e Drejtësisë thotë se ky akt shkakton përplasje ligjore, cënon kompetencat e pushtetit vendor, por mbi të gjitha nxit evazionin dhe çon në një paradoks fiskal, duke ulur taksat për ata që kanë shkelur ligjin.

Sipas ligjit të taksave vendore, për çdo ndërtimi të ri, taksa e ndikimit në infrastrukturë është sa 8 për qind e vlerës së objektit dhe paguhet në bashki. Por, nëse objekti është në proces legalizimi tek ALUIZNI, taksa është vetëm 0.5 për qind.

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, duke e transferuar të drejtën e legalizimit të pallateve nga bashkitë tek ALUIZNI, projektvendimi ul automatikisht me 16 herë taksën e ndikimit, duke u falur ndërtuesve miliona euro taksa. Kjo sipas saj krijon një paradoks, që takson me 8 për qind taksë ndërtuesit e ligjshëm, por vetëm 0.5 për qind ata që kanë ndërtuar pa leje.

Në oponencën që i ka bërë projektvendimit, Ministria e Drejtësisë ka kërkuar që e drejta e legalizimit të pallateve pa leje apo atyre që janë në thyerje të lejes, t’u mbetet bashkive, ndërsa ALUIZNI të legalizojë shtëpitë private që janë ndërtuar personalisht nga qytetarët.

Në shkresën që i ka nisur Ministrisë së Zhvillimit Urban, Ministria e Drejtësisë thotë se vetëm kështu shpejtohet procedura e legalizimit, rritet siguria e ndërtimeve, mbyllen shtigjet për evazion dhe dekurajohen ndërtimet e reja pa leje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

MALIQ/ Polici Enea Mekolli vritet në krye të detyrës gjatë operacionit për kapjen e një të kërkuari

04/06/2026
Aleks Marku i dënuar për vjedhje në Itali, gruaja me 2 urdhra mbrojtjeje

Operacioni në Maliq, vritet një polic, plagoset një tjetër. Kush është autori

04/06/2026
Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.