Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Vrasja në Kashar, zbardhet biseda: Kaq trim i madh je?

04/01/2017
FOTO/ Vrasja në Kashar, zbardhet biseda: Kaq trim i madh je?
Share on FacebookShare on Whatsapp

Bujar Xhaferri, një 52-vjeçar nga Kashari, nuk e ka duruar faktin që babai i personit që i kishte vrarë të vëllanë 10 muaj më parë, punonte në një arë 50 metra larg shtëpisë së të ndjerit.
Duke e konsideruar si karshillëk dhe mungesë respekti, ai ka vendosur ta vrasë, veprim që e realizoi në 18 mars 2016, në rrugën kryesore të fshatit Kashar. Pas krimit, ai telefonoi policinë duke u treguar se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku dhe u vetëdorëzua, bashkë me armën.
Pak ditë më parë, Gjykata e Tiranës përfundoi gjykimin e dosjes në ngarkim të 52-vjeçarit Xhaferri, duke e deklaruar fajtor për akuzën e “vrasjes me paramendim” e “prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve”.
Ai u dënua me 25 vjet heqje lirie. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen e një të tretës dhe përfundimisht do të vuajë një dënim me 16 vjet e 8 muaj burg.
“Panorama” ka siguruar një kopje të vendimit të Gjykatës, ku zbardhet rrëfimi i vetë të pandehurit mbi shkaqet që e shtynë të kryente vrasjen dhe momentet e përleshjes dhe shkrehjen e armës drejt tij, si edhe dorëzimin në Polici.

“Pse e vrava”

skender aluku, i vrare kasharPërpara hetuesve Bujar Xhaferri ka deklaruar se në datën 17 maj 2015, shtetasi Altin Aluku ka vrarë vëllanë e tij, Lutfi Xhaferri, dhe ka plagosur bashkëshorten e tij, shtetasen N. Xhaferri. Për këtë ngjarje Altini ishte dënuar.
Për 6 muaj pas kësaj ngjarjeje, babai i Altinit, shtetasi Skënder Aluku, nuk kishte dalë në fshat, por dy muajt e fundit ai dilte dhe sipas të pandehurit, e bënte për karshillëk dhe po ashtu shkonte dhe afër banesës së Lutfi Xhaferrit, ku punonte një tokë që kishte aty.
Kjo, sipas Bujarit, ishte e papranueshme, duke menduar se edhe i kishin vrarë pa të keqe dhe tani nuk i respektonin.
Në datën 17 mars 2016, kur bëheshin 10 muaj që të pandehurit i kishte vdekur vëllai, Lutfiu, ishte te banesa e tij, ndërsa shtetasi Skënder Aluku ishte para shtëpisë, te toka e tij, duke punuar në një distancë rreth 50 m.
Sipas Bujarit, ky ishte momenti që i erdhi kulmi durimit dhe vendosi që kur ta takonte, do ta vriste.
Referuar vendimit, i pandehuri ka marrë një pistoletë të fshehur prej tij nga viti 1997 dhe ka dalë të vrasë shtetasin Skënder Aluku. Ditën e parë ai nuk e ka gjetur, por të nesërmen, ai është përballur me të në orën 06:30.
“Te vendi i quajtur ‘Lagja e re’ hasi në rrugë Skënderin dhe i foli duke i thënë ‘kaq trim i madh je që vjen lart te shtëpia?’ dhe menjëherë ka nxjerrë pistoletën dhe e mbushi për të qëlluar, por arma nuk shkrepi”, thuhej në vendim.
Në këtë moment, Skënderi i është hedhur sipër, por i pandehuri e ka qëlluar në kokë 2-3 herë me qytën e pistoletës derisa e ka rrëzuar në tokë. Pasi ka bërë rimbushje të armës, i pandehuri ka qëlluar tri herë në drejtim të tij.
Pas këtij momenti, ai ka hequr krehrin e pistoletës dhe është larguar duke dalë poshtë rrugës e më pas ka njoftuar Policinë, duke i thënë se kishte vrarë shtetasin Skënder Aluku.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.