Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

REPORTAZH – DW/ Shqipëria, parajsa europiane e kanabisit

03/01/2017
REPORTAZH – DW/ Shqipëria, parajsa europiane e kanabisit
Share on FacebookShare on Whatsapp

“Deutsche Welle” i ka kushtuar një shkrim të veçantë në këtë fillim viti fenomenit të kultivimit të kanabisit në Shqipëri.
“Shqipëria, parajsa evropiane e kanabisit”, është titulli i artikullit të publikuar nga media publike gjermane, duke e cilësuar vitin që lamë pas si “viti i kanabisit”.
Gazetarja ka udhëtuar drejt Rrëshenit, aty ku pak kohë më parë u zbulua një laborator droge si dhe u sekuestruan 4.2 ton kanabis.
Mira dhe Rita (emrat e ndryshuar nga DW) dy personazhet protagoniste të reportazhit, ishin dy gra të papuna përpara se të fillonin punën në magazinën e kanabisit për 10 euro ditën.
“Besojeni apo jo, ne punonim për bukën e gojës së fëmijëve tanë”, thotë Mira, një grua 50-vjeçare me flokë të shkurta.  Ajo betohet se fillimisht nuk e dinte se atje përpunohej kanabisi.
Ndërsa Rita, një grua e re me flokë bionde, thotë se burri i saj është në burg. Ajo tregon për vajzën e saj pesë vjeçare dhe thotë se kishte qenë shumë e kënaqur që më në fund kishte gjetur një punë.
“Unë nuk dija asgjë deri sa pashë që policia hyri brenda”.
“Pavarësisht premtimeve të mëdha, qeveria shqiptare nën drejtimin e Kryeministrit Edi Rama nuk ka arritur të reduktojë varfërinë në vend. Papunësia është e lartë, ndihma sociale është shumë e ulët – vetëm 75 euro në muaj për familje. A është kjo arsyeja pse shumë fermerë shqiptarë dhe të papunët janë të gatshëm të shesin kanabis? Mijëra shqiptarë nuk kanë alternativë, pasi masat sociale dhe ekonomike të qeverisë për të mbështetur zonat rurale mungojnë”, thotë kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.
Shefi i opozitës shprehet se, “Nuk ka shqiptar që beson sot se e gjithë kjo mund të ndodhë pa përfshirjen e segmenteve të caktuara të policisë dhe politikës”.
Gazetari Elvis Nabolli thotë se, “kjo industri është e kontrolluar nga njerëz të fuqishëm të cilët kanë lidhje të fuqishme me autoritetet qeveritare, nga policë të thjeshtë deri te anëtarë të tjerë më të lartë të rrjetit. Biznesi i drogës është i rrezikshëm për fermerët e zakonshëm, por jo për bosët. Po, është e vërtetë, policia po shkatërron shumë fusha me kanabis, por ato zona që janë nën një mbrojtje të veçantë mbeten të paprekura”.


2

1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.