Një shpërthim me eksploziv ndodhi sot në orët e para të mëngjesit në Bathore të Tiranës.
Sipas policisë shpërthimi ndodhi rreth orës 3:40, në rrugën “Demokracia”, Bathore. Lokali ku ndodhi shpërthimi i përket shtetasit Sh. D.
Si pasojë e shpërthimit ka patur vetëm dëme të lehta materiale në fasadën e lokalit.
Nga hetimet paraprake dyshohet se shpërthimi është kryer me lëndë plasëse eksplozive.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit të kësaj vepre.




