Shpërthimi i mbrëmshëm në Bathore dyshohet të jetë vijimi një konflikti mes familjeve Daci dhe Kolaveri.
Shpërthimi dëmtoi fasadën e dyqanit në pronësi të familjes Daci, ambientet e brendshme të tij, por edhe lokalet e tjera për rreth. Sipas ekspertëvve, dyshohet se sasia e eksplozivit ka qenë më tepër se 200 gramë.
Policia ka shoqëruar katër persona nga familja Kolaveri, si të dyshuar, të cilët pas intervistimit janë lënë të lirë, sipas tvklan.
Kjo është hera e dytë që i vendoset eksploziv dyqanit të familjes Daci, ndërsa në një rast një granatë shpërtheu në oborrin e familjes së Gazmir Dacit. Në të gjitha rastet, familja Daci i ka lidhur sulmet me konfliktin e familjes Kolaveri.




