Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Euro ndal rënien, këmbimi me monedhën shqiptare në 135.2 lekë

31/12/2016
Euro ndal rënien, këmbimi me monedhën shqiptare në 135.2 lekë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Java e fundit e vitit 2016 ka ndalur pikiatën e euros në tregun e brendshëm. Sipas kursit zyrtar të bankës së Shqipërisë, monedha e Bashkimit Europian arriti pikën më të ulët në 7 vjet ndaj lekut në datën 22 dhjetor kur u këmbye me 134.4 lekë.
Por që pas kësaj date, monedha e përbashkët europiane ka fituar terren dhe sipas bankës së Shqipërisë aktualisht këmbehet me 135.2 lekë. Megjithatë ecuria e kursit mes euros dhe lekut do të vazhdojë të diktohet nga zhvillimet në tregjet ndërkombëtare.
Gjashtëmujori i dytë i vitit 2016 regjistroi një dobësim të madh të euros ndaj thuajse të gjitha monedhave kryesore të botës, por në veçanti ndaj dollarit amerikan.
Në muajin maj, një euro këmbehej me 1.15 dollarë amerikanë. Por aktualisht monedha europiane kushton vetëm 1.05 dollarë.
Ekspertët presin që ky trend të vazhdojë edhe në 2017. Prestigjiozja “Financial Times” pyeti një grup ekonomistësh të njohur se cila do të jetë ecuria e kursit të këmbimit euo dollar gjatë vitit të ardhshëm. Pjesa dërrmuese e tyre presin që në 2017 euro të zbresë në paritet me dollarin amerikan, pra të këmbehen në raportin 1 me 1.
Nëse ky parashikim vërtetohet, ndryshimi i raportit mes euros dhe dollarit pritet të reflektohet edhe në tregun shqiptar ashtu sikurse ka ndodhur deri më tani duke ndikuar më tej kursin e këmbimit të këtyre dy monedha me lekut drejt një ekuilibri të ri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.