Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“Alo policia, më gjej një të dashur”… 10 kërkesat më gazmore për vitin 2016

31/12/2016
“Alo policia, më gjej një të dashur”… 10 kërkesat më gazmore për vitin 2016
Share on FacebookShare on Whatsapp

Për një vit në kryeqytet, policia dhe prokuroria janë angazhuar për gati 16 mijë kallëzime, që nga më të thjeshtat e deri te ngjarjet më të rënda. Por mes tyre, në Sallën Operative me numrin 112, qytetarët kanë kërkuar ndihmë edhe për situata paradoksale. Top Channel ka renditur 10 kërkesat më qesharake të qytetarëve për 2016-n. Ka pasur qytetarë që kanë kërkuar ndërhyrjen e policisë për ardhjen me presion të ujit në shtëpi, dëmtimin e gomës së makinës, bllokimin e bilbilëve të Policisë Rrugore, deri te heqja e çipit në dhëmballë apo denoncim ndaj një majmuni.

1. Mbretëresha e Anglisë më ka ardhur në shtëpi e paftuar.
2. Më ka rënë goma e makinës.
3. Nuk pranon kërkesën në Facebook.
4. Më kanë vendosur çip në dhëmballë.
5. Një avion luftarak po fluturon mbi spital.
6. Më ka kafshuar majmuni.
7. Polici në bulevard bën zhurmë me bilbil.
8. Kushëriri është agjent në CIA.
9. Më mbushni telefonin, më mbaroi oferta.
10. Ka ardhur uji me presion.

Por denoncimet që shkaktojnë ende të qeshura tek operatorët e policisë janë:

“Një qytetare jepte vendndodhjen e saj, siç ia kërkojmë ne për t’i ofruar shërbimin policor, dhe pretendonte në telefonatë se i kishte shkuar Mbretëresha e Anglisë, ishte ulur në kolltukun e saj, kishte marrë një libër dhe filxhanin e çajit në dorë dhe po e shqetësonte. Ndërsa një tjetër kishte marrë në telefon i alarmuar dhe kërkoi t’i rimbushnim numrin e telefonit se i kishte mbaruar oferta. Rasti tjetër ka pasur të bëjë me rrjetin social Facebook. Na kërkonte që të merrnim në telefon femrën dhe t’i pranonte atij ftesën në Facebook”, tha Edlira Filaj, operatore e 112-s.

Mesa duket, lajmi i mirë është se besimi i qytetarëve te policia është edhe për çështje intime.

“Në një rast, një zotëri merrte shumë i shqetësuar në telefon dhe na tha se po e tradhtonte gruaja”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Pezullohet i gjithë zinxhiri komandues i policisë kur u ndërtua pa leje në Qeparo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kryeministri serb Alexander Vucic në Tiranë më 27-28 maj, në forum edhe Isa Mustafa

Rama i përgjigjet ministrit serb për Ibrin: Kosova është shtet më vete, nuk na duhet ‘Shqipëria e Madhe

10/08/2026
U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

U egzekutua në Kukës nga diktatura më 10 gusht, e shoqja e Havzi Nelës flet nga podiumi i protestës

10/08/2026
DITA 60/ Protestuesit i bëjnë thirrje SPAK: Arrestoni Ramën!

LE FIGARO/ Protesta, të gjithë shqiptarët denoncojnë një sistem mafioz

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.