Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

SKANDAL/ Bashkia Tiranë në kundërshtim me ligjin po miraton me arrogancë masterplanin e klientit të Kryeministrit

26/12/2016
SKANDAL/ Bashkia Tiranë në kundërshtim me ligjin po miraton me arrogancë masterplanin e klientit të Kryeministrit
Share on FacebookShare on Whatsapp

Para pak ditësh, Bashkia Tiranë njoftoi papritur dhe në shkelje të ligjit, dëgjesat publike për masterplanin e Tiranës, pa respektuar as afatin e njoftimit dhe pa bërë fare publik masterplanin për të cilin publiku duhet të japë mendime.

Ndërsa nesër më 26 dhjetor në orën 10:00, ditë zyrtare pushimi, Kryesia e Këshillit Bashkiak të Tiranës do të organizojë një dëgjesë publike për masterplanin nënë Hotel Plaza. Po mbasdite Bashkia ka planifikaur një dëgjesë publike me qytetarë, të cilët nuk janë lajmëruar me asnjë mjet informimi.

Në mënyrë të qëllimshme dhe në shkelje të ligjit shkresa nga Kryesia e Këshillit u ka shkuar këshilltarëve bashkiakë ditën e shtunë, që do të thotë që këshilltarët nuk do të kenë asnjë ditë pune për t’u përgatitur për dëgjesën.

Ndërkohë që në mënyrë tallëse dhe përçmuese këshilltarëve nuk u është dërguar asnjë kopje e masterplanit, që do të thotë se ata ftohen të japin mendime dhe diskutojnë për një plan që nuk e kanë parë. Informimi paraprak i qytetarëve as që bëhet fjalë.

Në njoftimin e Bashkisë Tiranë thuhet se masterplani do të votohet në Këshillin Bashkiak më 29 dhjetor 2016, së bashku me buxhetin e vitit 2017.

Sipas 
ligjit të dëgjesave publike

, bashkia duhet të organizojë të paktën dy dëgjesa publike të mëdha në nivel bashkie dhe t’i njoftojë ato, së bashku me dokumentat e projektit të cilat duhet të diskutohen, një muaj përpara se ato të miratohen.

As
 

faqja

 
“transparenca” e bashkisë (e cila ironkisht përfshin edhe ligjin i cili nuk po zbatohet), as 

regjistri

 
i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit (AKPT) nuk kanë bërë publike asnjë njoftim rreth dëgjesave publike, të cilat mbahen me qëllimin për të diskututar planin e përgjithshëm vendor të Tiranës, i hartuar në kuadër të reformës territoriale.


Në faqen zyrtare

 
dhe në 

Facebook

 të TR030, të cilat u njoftuan si platforma kryesore të shkëmbimit të informacionit me publikun, nuk paraqitet asnjë aktivitet deri më tani. Faqja zyrtare është ende duke u ndërtuar, ndërsa postimi i fundit në Facebook daton  më 1 tetor.

Prej fillimit, masterplani i Tiranës nën mbështetjen e të pamposhturit,

 
arkitektit dhe politikanit italian Stefano Boeri

, ka qenë mbuluar në 
dyshime


 
për


korrupsion e klientelizëm 

dhe keqmenaxhim.

Tani duket se Bashkia Tiranë do të kalojë produktin e studios së tij dhe të UNILAB-it gjatë periudhës së festave, pavarësisht nga fakti se gjithcka po bëhet në shkelje të ligjit. Exit.al


rama_-_veliaj_-_boeri__21482745620

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026
Majlinda Bufi riparaqitet në SPAK për herë të tretë

SPAK shpall pretencën për 11 të akuzuar në çështjen Veliaj

03/06/2026
EMRAT & SKEMA/ Skandali me pronat në Lezhë, ja pronarët e rremë dhe të arrestuarit

Tragjedi në Shëngjin, dy turistë nga Kosova humbin jetën në det

03/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

Policia, dhunë mbi protestuesit, ujë dhe gardhe hekuri

03/06/2026
Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

Rama i vendos gardhin protestës tek fillimi i Bulevardit

03/06/2026
Majlinda Bufi riparaqitet në SPAK për herë të tretë

SPAK shpall pretencën për 11 të akuzuar në çështjen Veliaj

03/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.