Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

TRE KUSHTET/ Arnimi i radhës i Kodit Penal, ja si mund të fitojnë lirinë 120 të dënuar me burgim të përjetshëm

25/12/2016
TRE KUSHTET/ Arnimi i radhës i Kodit Penal, ja si mund të fitojnë lirinë 120 të dënuar me burgim të përjetshëm
Share on FacebookShare on Whatsapp

Pas Lulzim Berishës, edhe mbi 120 të dënuar përjetë, mund të lënë qelitë pas disa vitesh. Kodi i ri Penal, i zbardhur nga Shqiptarja.com, u krijon mundësi të dënuarve me burgim të përjetshëm që të lirohen me kusht.
Projektligji është hartuar nga misionet EURALIUS dhe OPDAT, në bashkëpunim me ekspertë shqiptarë. Projektligji, i cili do të shqyrtohet në fillim të sesionit të ri parlamentar nga Komisioni i Ligjeve ose Komisioni për Reformën e Drejtësisë, parashikon që çdo i dënuar me burgim të përjetshëm mund të lirohet, nëse plotëson tre kushte kryesore.
Konkretisht, një i dënuar i cili vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nga gjykata nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur.
“Bazuar në rekomandimit Rec (2003) 22, projektligji u krijon mundësi për të kërkuar lirimin me kusht të gjithë të burgosurit e dënuar, duke përfshirë të burgosurit e përjetshëm”, thuhet në relacionin e ligjit. Ligji i ri ndryshon pikërisht nenin 65 të Kodit aktual Penal, i cili ndalonte lirimin e të dënuarve më burgim të përjetshëm.
Në paragrafin e dytë të këtij neni thuhet se vetëm në raste të jashtëzakonshme i dënuari me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht kur: Ka vuajtur jo më pak se njëzet e pesë vjet burgim dhe, gjatë vuajtjes së dënimit ka mbajtur sjellje shembullore dhe çmohet se i është arritur qëllimit të dënimit për edukimin e tij. Por, projektligji në fjalë e rrëzon përmbajtjen e nenit 66 të Kodit aktual Penal.

Shpjegimi i hartuesve
Propozuesit e këtij neni kanë sqaruar se qëllimi i ndryshimeve të propozuara është që t’u japë përparësi rehabilitimeve në vend të burgimit, me qëllim për të ulur numrin e të burgosurve nëpër burgje.
“Qëllimi i rehabilitimit është për t’ju qasur faktorëve që kanë çuar në sjellje kriminale dhe, duke vepruar kështu, të zvogëlojmë mundësinë e përsëritjes së shkeljeve.
Nga ana tjetër, përdorimi i alternativave kundrejt burgimit reflekton një ndryshim rrënjësor në përqasjen ndaj krimit, shkelësve të ligjit dhe vendit të tyre në shoqëri, duke ndryshuar fokusin e dënimit nga izolimi në drejtësinë restauruese dhe ri-integruese. Alternativat e shoqëruara me mbështetjen e duhur për shkelësit, do të ndihmonte anëtarët e shoqërisë për të bërë një jetë pa modelet e sjelljes kriminale”, kanë sqaruar hartuesit e ligjit.


Të dënuarit e tjerë
Me miratimin e këtij projektligji do të përfitojnë të gjithë të dënuarit e tjerë. Konkretisht, parashikohet që çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet. Projektligji, një vëmendje të veçantë u kushton të miturve, si subjekt të veprave penale, duke shtuar llojet e dënimeve alternative me qëllim riabilitimin e tyre, duke i krijuar mundësi që organet e drejtësisë, në rastet kur vepra penale është kryer nga një i mitur, të zbatojnë ndaj tij masa edukuese dhe jo dënim me burg.

Burgu i përjetshëm
Ligji i ri parashikon që një i dënuar që vuan një dënim me burgim të përjetshëm mund të lirohet me kusht nëse ai ka vuajtur të paktën tridhjetë e pesë vjet burgim dhe nëse ka mbajtur sjellje shembullore dhe qëllimi i riedukimit të tij është arritur.

Të dënuarit
Çdo i dënuar mund të lirohet me kusht, nëse ai ka vuajtur jo më pak se gjysma e dënimit me burgim të vendosur në lidhje me kundërvajtjet penale dhe jo më pak se dy të tretat e dënimit të vendosur në lidhje me krimet e dënueshme me burgim deri në pesë vjet.

Ja 3 kushtet

1. Ka vuajti tridhjetë e pesë vjet burgim.
2. Ka mbajtur sjellje shembullore.
3. Qëllimi i riedukimit të tij është arritur.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

HIMARË/ Shkrihet për së dyti IMT e bashkisë nga Tavo

10/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

DURRËS/ Kapet i dënuari me 14 vjet në Itali

10/08/2026
Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

Berisha: 4 televizionet kombëtare i kushtuan Ramës 15 orë në një muaj, opozitës 4 orë

10/08/2026
Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

Këlliçi: Dy javë nga akuzat ndaj Ramës, SPAK duhet të nisë hetimet

10/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.