Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Dekriminalizimi, Fatmir Mediu “merr në mbrojtje” Dashamir Tahirin

20/12/2016
Dekriminalizimi, Fatmir Mediu “merr në mbrojtje” Dashamir Tahirin
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, thotë se rasti i deputetit Dashamir Tahiri duhet të analizohet më tej nga KQZ dhe organet e tjera që janë të ngarkuara për zbatimin e ligjin të dekriminalizimit.
Në intervistën e mbrëmjes në RTV Ora Neës, Mediu tha se dy çështjet që pretendohen ndaj tij nuk janë të përfshira në ligj.
“Kam kontaktuar me kolegun Dashamir Tahiri që është zgjedhur nga PDIU, është në opozitë ndryshe nga pjesa tjetër e grupit të PDIU. Në të dy çështjet që pretendohen karshi tij nuk janë të përfshira në ligjin e dekriminalizimit.Shpjegimi i tij është i thjeshtë, në momentin kur ka plotësuar deklaratën e dekriminalizimit nuk ka qenë në dijeni të një vendimi gjyqësor për një thyerje administrative, për një patentë që nuk ka qenë e rregullt në një kohë që vërtetimi i marrë më tej ka qenë i ligjshëm dhe flitet për 10 mijë lireta të falsifikuara që janë rreth 6 mijë lekë të vjetra që mund të bëjnë viktimë këdo. Duhet të ketë një thellim më tepër dhe të KQZ dhe institucioneve që duhet ta marrin në analizë. Me kolegun tjetër nuk kam pasur kontakt që ta pyes, por me Tahirin për shkak se jemi në opozitë sëbashku e kam pyetur dhe më ka dhënë këtë përgjigje”, arsyetoi Mediu.
Në përgjigje të zërave se Tahiri do të kryesonte listën e republikanëve në Vlorë për zgjedhjet 2017, Mediu tha se, “As ka një diskutim të tillë. Kemi bërë një diskutim me zotin Basha që duhet të përfshijë dhe parti të tjera politike, duhet të shikojmë të gjithë së bashku se kush do të jenë kandidatët për deputetë të PR, PD dhe gjithë opozitës. Ne kemi kërkuar në kodin zgjedhor të mos ketë të drejtë deputeti të kalojë nga një parti në tjetër, të lërë mandatin dhe të zëvendësohet nga deputeti i radhës ose të provohet të zgjidhet përsëri nëse përpiqet të bëjë këto pelivanllëqet politike për të kaluar nga njëra anë në tjetrën. Duhet të shikojmë nga pikëpamja e integritetit, të kemi dhe një kordinim”.
Por a duhet që zoti Tahiri dhe Selami të japin dorëheqje?
“Mandati nuk ka rikthim. Duhet ta shohim procesin në respektim të ligjit, nuk mund të bëjmë gjyqtarin”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

Mijëra mbështetës të opozitës protestojnë para zyrës së Ramës

08/05/2026
Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.