Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Maqedonia merr investime në industrinë ushtarake, Shqipëria nuk është konkurente

19/12/2016
Maqedonia merr investime në industrinë ushtarake, Shqipëria nuk është konkurente
Share on FacebookShare on Whatsapp

Edhe pse Shqipëria është anëtar i NATO-s nuk është në gjendje të konkurojë me fqinjët për implementimin e industrisë ushtarake perëndimore. Drejtuesit e kompanisë amerikane Boadstone Defence e cila prodhon armë dh municione kanë deklaruar zyrtarisht fillimin e investimit prej 5 milionë dollarësh në Maqedoni.

Fabrika, e cila përbëhet nga pesë salla prodhimi, një ndërtesë administrative dhe një godinë për ruajtjen e prodhimit, do të ndërtohet në afërsi të Makedonski Brod në qendër të Maqedonisë, në një sipërfaqe toke prej 10 hektarësh, njofton monitor.al.

Projekti pritet të përfundojë në fund të majit të 2017, ndërsa procesi i prodhimit është planifikuar të përfundojë në muajin korrik të 2017. Ndërtimi i kësaj fabrike është edhe një mundësi mjaft e mirë punësimi sepse do të hapen rreth 200 vende të reja pune.

Sipas CEO-s së Broadstone Defense, Dennis Pratte, kompania amerikane ka zgjedhur Maqedoninë për shkak të vendndodhjes së saj të shkëlqyer strategjike dhe klimës së favorshme të biznesit. Që nga fillimi i prillit të 2017, kompania do të fillojë të punësojë 200 njerëz, duke përfshirë këtu, zejtarët lokalë, ish-ushtarakë dhe staf për administratën, u shpreh ai. Drejtuesit e kompanisë amerikane Boadstone Defence kanë deklaruar se ata bënë një analizë në rajon, ku përveç Maqedonisë, konkurrentë ishin dhe Serbia e Rumania, ndërsa Shqipëria nuk përmendet në listën e vendeve që u morën në konsideratë për investimin.

Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë Zoran Jolevski, tha se Broadstone Defense ka nisur marrëveshjet për eksport të produkteve të saj për vitet e ardhshme, por në qoftë se Ushtria maqedonase do të ketë nevojë, ajo do të trajtohet me prioritet të veçantë.

Ndërtimi i kësaj fabrike është investimi i parë në Makedonski Brod në 30 vitet e fundit. Sipas kryetarit të komunës Milosim Vojneski, kjo do të thotë shumë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe punësimin e të rinjve. Përveç fabrikës së prodhimit të armëve dhe municioneve, Broadstone Defense po planifikon edhe ndërtimin e disa projekteve të tjera.

Pak muaj më parë edhe dy kompani të industrisë farmaceutike u zhvendosën në Maqedoni si dhe dy kompani të insudtrisë së makinave vendosën investimet ne vendin fqinj për shkak të ambientit lehtësues në vend.droni.al

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

Ish-efektivi i Policisë shpallet në kërkim, akuzohet për kanosjen e stafit të një hoteli në Palasë

07/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

DITA 69/ Qytetarët i bëjnë thirrje SPAK-ut të hetojë Ramën

07/08/2026
Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

Djegia e apartamentit në Vlorë, për konkurencë biznesi-shtëpi me qera

07/08/2026
Durrës, arrestohet shijaksi dhe elbasanlliu që vodhën bankën në Shijak

Skemë vjedhje me transferta në Raiffeisen Bank, thyhet sistemi, zhduken mijëra euro

07/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.