Enkelejd Alibeaj ka reaguar për 3 grabitjet me armë të ndodhura sot. Grabitjet të ndodhura në harkun kohor të 4 orëve kanë sfiduar cdo sistem mbrojtjeje me dëm në biznese.
“3 grabitje me armë e me maska brenda 4 orëve, është mënyra më e keqe për të nisur një javë në Shqipëri” thotë Alibeaj në një deklaratë për median.
Këto sipas tij janë ngjarje të rënda që tregojnë se çdo ditë e më shumë krimi fiton terren dhe rendi bie.
“Në mes të ditës, në Tiranë, Korçë dhe Fier, maskat ia kanë dalë të godasin, të marrin paratë e të zhduken në drejtim të paditur” ka thënë Enkelejd Alibeaj.
“Këto kanë qenë kohë të favorshme për krimin. Krimi sjell krim, dhe kur qeveris me krimin, kur jep garanci e letra rekomandimi për bandat, atëherë i jep krahë grabitësve, trafikantëve, maskave” përfundon Alibeaj.





