Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Zhvlerësimi i frikshëm, kanabis “i merr frymën” euros

16/12/2016
Zhvlerësimi i frikshëm, kanabis “i merr frymën” euros
Share on FacebookShare on Whatsapp

Monedha e përbashkët ka shënuar një tjetër rënie të fortë gjatë ditës së sotme, duke zbritur në 135.07 lekë, 0.42 lekë më pak se një ditë më parë.
Ndonëse në bursat ndërkombëtare euro e ka marrë veten sot, pasi dje arriti në nivelin më të ulët të 13 viteve, në tregun e brendshëm ajo ka vijuar me nënçmimin e thellë, duke arritur në nivelin më të ulët që nga tetori i vitit 2009.
Aktorët e tregut pohojnë se rënie e euros gjatë ditës së sotme ka qenë më shumë reflektim i efekteve sezonalë të brendshëm, si kërkesa e lartë për valutë nga bizneset, që këmbejnë euro për të paguar taksat.
Në fundjavë, thonë ata, ka përgjithësisht një kërkesë më të lartë për të blerë lekë, meqë janë përpara dy ditë pushimi.
Euro pritet të jetë e dobët dhe gjatë javës së ardhshme, si rrjedhojë e afrimit të datës 20, kur paguhen sigurimet, por edhe prurjeve sezonale nga emigrantët që pritet të vijnë për festa. Përgjithësisht, thonë aktorët e tregut, rënia e euros vijon deri nga datat 25-26 dhjetor. Më pas, janari tradicionalisht shënon forcim të euros.
Ndonëse këto janë faktorë që ndikojnë gjithmonë, sjellja e euros këtë vit është jashtë normalitetit të viteve të fundit, ku ndonëse dollari forcohej në bursat ndërkombëtare, euro mbetej e fortë tek ne dhe ndryshimi i kursit reflektohej përmes mbiçmimit të monedhës së gjelbër (vitin e kaluar psh, euro mbeti në nivelet e 140 lekëve, ndërsa dollari u ngjit mbi 130 lekë).
Mbetet e pamatshme se sa po ndikon euro që po hyn si rrjedhojë e shitjes së kanabisit në forcimin e pazakontë të lekut. Ndonëse sasia më e madhe e kësaj paraje vlerësohet të shkojë në ndërtim, sërish, një pjesë e saj kanalizohet në konsumin e përditshëm.
Hyrja e kësaj valute, konsiderohet nga disa ekspertë si arsyeja kryesore që po e zbret euron në nivelin më të ulët të 7 viteve.
Forcimi i monedhës së përbashkët është pozitiv për të gjithë kredimarrësit në euro, që kanë të ardhurat në lekë, por po rezulton tepër dëmtues për eksportuesit, që po arkëtojnë më pak para, për të njëjtën sasi të shitur. Monitor
kursi-i-kembimit-jan-16dhj

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
Niset flota e re e autoambulancave nga Turqia drejt Shqipërisë, Rama publikon pamjet

1 orë e 41 minuta pritje për ambulancën në Vaun e Dejës, Urgjenca Kombëtare nuk funksionoi

01/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

DEL VIDEO E RRAHJES/ Zbardhet dëshmia: “Më kërcënuan se do të më vrisnin”

01/09/2026
Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

Bllokuan Ramën në zyrë, policia arreston 11 protestues

01/09/2026
Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

Protestuesit bllokojnë Kryeministrinë me Ramën brenda për dy orë. Ndërhyjnë forcat speciale

01/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.