Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Ylli Manjani fakte Saimir Tahirit për moskapjen e Klement Balilit, ministri i Brendshëm “i zbrazet” PD-së

16/12/2016
Ylli Manjani fakte Saimir Tahirit për moskapjen e Klement Balilit, ministri i Brendshëm “i zbrazet” PD-së
Share on FacebookShare on Whatsapp

Një kronologji e publikuar sot nga ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, për “korrespodencën” e moskapjes së Klement Balilit, u komentua nga PD si “një dëshmi se Saimir Tahiri dhe Edi Rama, kanë mbrojtur Klement Balilin prej 8 muajsh”.
Por, ministri i Brendshëm, nuk ndalet në moskpajen e Klement Balilit prej 8 muajsh, që ia rendit homologu i tij, por”i zbrazet” PD-së.
Por “justifikimi” i Saimir Tahirit, arrin kulmin, kur për drejtorin “rilindës” të Transportit në Sarandë, shprehet “se na e bëri peshqesh PD”.

Deklarata e plotë e Ministrit të Puneve të Brendshme Saimir Tahiri

Trimat e Shqup-it vazhduan edhe sot te nxjerrin llumin e godines se tyre per te njollosur Policine e Shtetit.
Perseri akuzuan Policine dhe mua personalisht per mosarrestimin e Klement Balilit.
Dua t’ju them sot se ashtu si gjithe llumin e Lazaratit e te droges, te krimit te organizuar e te korrupsionit ne polici e gjetem nuk e sollem ne, po e trasheguam nga ju, edhe Klement Balilin nga ju e kemi peshqesh!
Dhe ashtu si kemi pastruar jo pak nga llumi qe ju e mblodhet shtresa – shtresa ne tete vjet dhe e shtruat si jorgan pandeshkueshmerie mbi Policine e Shtetit, ashtu do bejme edhe per Klement Balilin.
Shpifjet tuaja per shetitjet e tij neper plazhe e neper Tirane apo fotomontazhet e qytetareve tuaj dixhitale me gjoja Balilin mbi jahte nen mbrojtjen e policise, nuk na kane penguar po na kane motivuar edhe me shume ne ndjekjen e ketij krimineli ne kerkim.
Eshte e vertete, policia nuk ka arritur ende ta arrestoje dhe operacionet e njepasnjeshme qe kemi organizuar nuk kane dhene ende sukses.
Por kjo nuk do te thote se ne mbrojme Balilin, sepse kjo eshte njesoj si te thuash qe jo vetem DEA apo CIA po vete qeveria amerikane qe u investua me burime njerezore e materiale te papara ndonjehere, per vite te tera, ne kapjen e Eskobarit, mbronte Eskobarin dhe nuk luftonte per arrestimin e tij!
Apo njesoj si te thuash se kapot e mafias neper katundet e Sicilise qe kerkoheshin prej vitesh para se te kapeshin apo te tjere qe nuk jane kapur akoma, mbroheshin ose mbrohen nga Ministria e Brendshme e Italise!
Une e pranoj cdo kritike dhe jam gati te jap llogari per cdo rast mossuksesi te perkohshem sic eshte edhe rasti i Klement Balilit, po refuzoj te degjoj me respekt keto sulme te turpshme ndaj Policise se Shtetit e ndaj meje apo kryeministrit tim personalisht!
Keto sulme une thjesht i perbuz!
Keto sulme mund te sugjestionojne edhe njerez qe duan ta ndihmojne realisht Policine e Shtetit ne misionin e saj, po jo mua dhe jo publikun shqiptar qe di te dalloje qarte Policine e Shtetit dje me Policine e Shtetit sot. Luften me krimin e me drogen dje me luften me krimin e me drogen sot. Lidhjet e policise e te paraardhesve te mi ne kete detyre, me krimin e me drogen dje, nga lidhjet e mia me policine e me qytetaret sot.
Klement Balili nuk ka asnje shprese t’i shpetoje arrestimit sado te fshihet skutave e ferrave te zones ku ka vendosur t’i beje rezistence forces se ligjit. Eshte i mbaruar dhe fundi i tij do te jete aty ku kane perfunduar shume te tjere perpara tij.
Por po ashtu, asnje shprese nuk kane as trimat e Shqup-it qe i tremben vetingut si djalli temjanit dhe as ndonje fjalimxhi me gjuhen e neperkes ne parlament qe i trembet humbjes se sigurte te karriges se deputetit!
Keta jane vetem aktoret e nje maskarade te pambarimte kunder Policise se Shtetit dhe pergjigjen do ta marrin ne 18 qershor te vitit qe po vjen bashke me ndeshkimin e tyre me te rende popullor!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
DETAJET/ Policia, në Sarandë edhe një i plagosur, Tabaku qëlloi mbi pronarin e karburantit

Vrasja e Ismailit, ishte jashtë konfliktit që ndodhi në lokal, ndaloi rrëmbimin

08/05/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

Veliaj paraqitet në Apelin Administrativ, gjyq kundër prokurorit të tij

08/05/2026
Aksident në Vlorë, këmbësorja çohet me urgjencë në spital

Ashpërsohen masat ndaj shkeljeve në udhëtim me makinë e motor, çfarë pritet të ndryshojë në Kodin Rrugor

08/05/2026
Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

Berisha: Heshtja mediatike për raportin e Parlamentit Europian, e papranueshme!

08/05/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.