Partia Demokratike ka nisur në kryeministri kërkesën për shkarkimin e Vangjush Dakos, Kryebashkiakut të Durrësit. Kërkesa është firmosur nga këshilltarët bashkiakë dhe deputetëte PD.
Vangjush Dako mësohet nga një investigim i BIRN se kishte dalë garant në angazhimin e Lulzim Berishës në punët e bashkisë pasi të dalë nga burgu duke i dërguar gjykatës një garanci për të.
Opozita këtë e ka quajtur një abuzim dhe kërkojnë që Dako të hiqet nga detyra.





