Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

FOTO/ Basha – Palmer: Dekriminalizimi, droga, zgjedhjet e lira e të ndershme, sfidat e Shqipërisë

14/12/2016
FOTO/ Basha – Palmer: Dekriminalizimi, droga, zgjedhjet e lira e të ndershme, sfidat e Shqipërisë
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot Drejtorin për Çështjet e Europës Jug-Qendrore në Departamentin Amerikan të Shtetit, Mathew Palmer, me të cilin ndau vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Shtetet e Bashkuara i japin Shqipërisë, e po ashtu ndau edhe shqetësimet për situatën aktuale në Shqipëri.
Basha shprehu shqetësimin për sfidat e mëdha që po has Shqipëria, mbi të gjitha me çështjet që kanë të bëjnë me krimin, korrupsionin, me drogën, me zgjedhjet e lira e të ndershme dhe me dekriminalizimin.
Kryetari Basha tha se Partia Demokratike ka dhëne dhe jep mbështetje totale për integrimin europian të Shqipërisë dhe është e vendosur të vazhdojë kontributin e saj maksimal për të ardhmen europiane të vendit. Ai shprehu mbështetjen e opozitës dhe Partisë Demokratike për Reformën në Drejtësi që në hapat e parë, si një projekt thelbësor për të ardhmen afatmesme dhe afatgjate të Shqipërisë dhe si një instrument për të luftuar disa nga problemet madhore që Shqipëria ka. Basha theksoi faktin se ajo që Shqipëria ka nevojë është një drejtësi të pavarur, dhe jo e kapur nga qeveria apo kryeministri; sepse një sistem gjyqësor i kapur është një sistem gjyqësor i korruptuar, në shërbim të krimit dhe politikanëve të korruptuar.
Moszbatimi i ligjit të dekriminalizimit si provë e mungesës së vullnetit për t’u ndarë me krimin dhe për të respektuar sundimin e ligjit është një problem i madh për demokracinë dhe shtetin ligjor, u shpreh z. Basha, duke shtuar se individë me rekorde te rënda kriminale, të denoncuar nominalisht, me emër me pozicione dhe me fakte, edhe nga ambasadori Lu, janë sot në krye të bashkive të vendit, në Parlamentin shqiptar dhe në strukturat drejtuese të Partisë Socialiste.
Futja e personave me precedentë kriminale në politike, administratë publike dhe vendimmarrje, ka ndikuar gjithashtu që droga të kthehet në aktivitetin më të madh prodhues në vend, duke sjellë investimin e krimit të organizuar në një infrastrukturë të tërë të prodhimit dhe trafikimit të drogës, dhe mosveprimi i shtetit ndaj trafikantëve nga ana tjetër, janë indikacione të qarta të rolit nxitës dhe mbrojtës për këtë aktivitet nga segmentet më të larta shtetërore, theksoi kreu i opozitës.
Sfida më e madhe sot është garantimi i zgjedhjeve të lira në kushtet kur procesi zgjedhor kërcënohet nga droga dhe kriminelet me mbështetje qeveritare, u shpreh Basha.
Nga ana e tij, Palmer, e falënderoi Bashën për bashkëpunimin e deritanishëm dhe theksoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës i ndjekin me shume kujdes zhvillimet në Shqipëri dhe se ata kanë gjithmonë nën vëmendje dhe monitorim proceset zgjedhore dhe garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

lulzim basha - mathew palmer1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

03/06/2026
EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

03/06/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

SPAK tërhiqet nga sekuestroja në BKT e 195 milionë dollarëve për Zvërnecin

02/06/2026
Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

Dita e tretë e protestës për Zvërnecin, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

02/06/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

DETAJET/ Mësohet shuma në euro dhe dollarë që u vodhën në UBA bank nga llogaritë e klientë

03/06/2026
EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

EMRAT/ Skandal në UBA Bank, 12 masa sigurie në pranga drejtori dhe zëvendësdrejtori

03/06/2026
Përplasjet në Zvërnec, reagon Athina. Përgjigja e Tiranës zyrtare

SPAK tërhiqet nga sekuestroja në BKT e 195 milionë dollarëve për Zvërnecin

02/06/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.