Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Edi Rama “hap thesin” në prag të zgjedhjeve, rikthen disa gjysmë-shpërblime të harruara për katër vjet

14/12/2016
Edi Rama “hap thesin” në prag të zgjedhjeve, rikthen disa gjysmë-shpërblime të harruara për katër vjet
Share on FacebookShare on Whatsapp

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar, atë që ai e ka quajtur “paketë solidariteti”.
Kjo paketë, nuk është as më shumë e as më pak, se sa një rikthim shpërblimesh, vetëm për disa kategori të caktuara shoqërore, për festat e fundvitit.
Për 4 vjet, kryeministri nuk ka dhënë asnjë shpërblim, ndërsa ka zgjedhur këtë fundviti, të fundit, para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, për të joshur, pensionistët, personat me aftësi të kufizuar, apo familjeve me ndihmë ekonomike.
Në listën e shpërblimeve, nuk përfshihen punonjësit e administratës shtetërore, të cilët duhet të presin 1 marsin e vitit të ardhshëm, për të përfituar rritjen e premtuar prej muajsh, të pagës, rritje që ka munguar në këto katër vjet.
“Qytetarët kanë qenë mbështetësit dhe ata që janë përballur më shumë se të tjerët me kostot e reformave.
Nga 1 marsi do të ketë rritje pagash dhe pensionesh.
Për 643 mijë pensionistët vëmë në dispozicion fondin më të madh prej të cilit çdo pensionist përfiton 60 mije lekë (të vjetra) shpërblim për festat e fundviti.
Edhe për personat me aftësi të kufizuara dhe familjet me ndihmë ekonomike, do të ketë 20 mijë lekë (të vjetra) shpërblim”, u shpreh midis të tjerave Rama.
Ndërkohë, kryeministri premtoi edhe atë që nuk ka bërë në këto katër vet qeverisje, dëmshpërblimin e të përmbyturve nga reshjet e shirave.
“Për 2480 familje të përmbytura në 8 qarqe e 18 bashki, do të jepet dëmshpërblimi i plotë, shuma në dispozicion do të jetë 6.8 milionë lekë (të vjetra) deri në 110 mijë lekë (të vjetra), për çdo familje”, premtoi kryeministri.
Një “surprizë” ka ruajtur Rama edhe për fermerët që kanë lapsur probleme me humbjet e lopëve të tyre, nga sëmundjet, të cilëve ju ka premtuar dëmshpërblim “kokë për kokë”, për çdo lopë.
“Për fermerët, 3 milion dollarë në dispozicion për kompensimin e çdo lope të humbur nga sëmundjet”, premtoi Rama, duke e justifikuar këtë “hapje thesi” me rritjen e të ardhurave dhe reformat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

Tragjedi pranë TEG-ut, rëndohet bilanci, shkon në 2 numri i viktimave

22/07/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

DITA 53/ Thirrje për dorëheqjen e Ramës dhe mobilizim nesër para Parlamentit

22/07/2026
Urdhër arresti për Visin e Pojës, aksion i gjerë nga SPAK, 30 urdhër arreste

SPAK dhe BKH kontrolle në KKT, sekuestrohen dosje për leje ndërtimi

22/07/2026

SPAK çon në gjykatë çështjen për vrasjen e Gjon Boriçit, në akuzë Martinaj dhe Brajoviq

22/07/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.