Ish-kryeministri Berisha është paraqitur sërish sot në komisionin e posaçëm hetimor për CEZ. Mbledhja ka nisur sërish me debate, pasi Berisha nuk pranon të dëshmojë, me pretendimin se kryetari i këtij komisioni, Taulant Balla, ka konflikt interesi, duke qenë se është dënuar me vendim të formës së prerë për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës.
“Nuk mund të përdhoset betimit nga një deputet pa integritet e pa moral si ty, i dënuar me vendim të formës së prerë. Në këto kushte, nuk mundet kurrë që të betohem para një shpifësi.
Je dy herë kriminelë, si shpifës dhe mospagues i gjobës.
Prisja që sektori ligjor i parlamentit, të shprehej për kërkesën e përjashtimit të shpifësit nga ky komision. Para dobësisë ekstreme të sektorit ligjor të parlamentit, zgjodha të respektoj parlamentin.
Nuk mund të them asgjë para një komisioni të drejtuar nga një shpifës ordiner”, u shpreh Berisha.
Ish-kryeministri tha se Taulant Balla mashtron për të shpëtuar Edi Ramën nga dënimi me së paku 35 vjet burg.
“Shpif e shpif nuk ka të sosur. Ky është një shpifës ordiner që s’ka respekt as për vetën e tij. Mashtron pesë herë para kamerave kur tha që nuk është dënuar. Te je fytyra e vërtetë e Edi Ramës.
Mashtron edhe tani duke lexuar trillime, për të shpëtuar Edvin Kristaq Ramën nga së paku 35 vjet burg, për vjedhjen skandaloze që u ka bërë shqiptarëve për të ndarë me CEZ 625 milionë euro. Ky që flet është vetëm shpifësi ordiner që ka fytyrën e Edi Ramës”, u shpreh më tej Berisha.




