Vëllai i Ardit Gjoklajt, 17 vjeçarit që humbi jetën në ladfillin e Sharrës iu bashkua sot protestës së Partisë Demokratike përpara Bashkisë së Tiranës.
Në një fjalim të shkurtër të mbajtur para protestuesve, ai akuzoi Veliajn për vrasjen e vëllait.
“Në Ditën e Rinisë askush nuk i ka kërkuar falje familjes sime. Në Ditën e Rinisë dua të kërkoj ty Veliaj, dil përpara drejtësisë dhe jep llogari sepse e thirre vëllain time për punë dhe pastaj e vrave. Familja ime nuk ta fal kurrë”.





