Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Presidenti i Italisë pranon dorëheqjen e kryeministrit Matteo Renzi

07/12/2016
Presidenti i Italisë pranon dorëheqjen e kryeministrit Matteo Renzi
Share on FacebookShare on Whatsapp

Presidenti i Republikës italiane zyrtarizon dorëheqjen e kryeministrit Matteo Renzi.
Pas takimit mes Sergio Mattarellas dhe Renzit, Sekretari i Përgjithshëm i Presidencës italiane, Ugo Zampetti, ka deklaruar për mediat se Presidenti ka pranuar dorëheqjen e Kryeministrit të Italisë.
Ai shtoi se duke filluar nga dita e nesërme, 8 dhjetor 2016, Presidenti do të nisë konsultimet me të gjitha forcat politike mbi krijimin e qeverisë së re.
Dorëheqja e Renzit vjen në të njëjtën ditë që Senati italian votoi projektligjin e buxhetit me 166 vota pro, kusht ky i vendosur nga Presidenti i vendit Serxho Matarela për të zhbllokuar dorëheqjen e kryeministrit italian Matteo Renzi.
Për buxhetin votuan kundër 70 ligjvënës, ndërsa një abstenoi.
24 orët e ardhshme do të jenë deçisive për të kuptuar çfarë drejtimi do të marrë kriza politike e shkaktuar pas fitores së kampit kundër në referendumin kushtetues të propozuar nga Renzi.
Matteo Salvini, sekretar i Ligës së Veriut kërkoi votim të menjëhershëm të ligjit elektoral ose në të kundërt do t’iu bëjnë thirrje italianëve të dalin në shesh.
Nëse në Itali do të ketë zgjedhje të parakohshme apo qeveri teknike, kjo do të vendoset gjatë ditëve në vijim.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.