Dy shkolla të reja të orientuara drejt teknologjisë së informacionit do të jenë shumë shpejt pjesë e listës së shkollave të arsimit profesional në vend. I pranishëm në konferencën “Transformimi Dixhital i Edukimit në Shqipëri”, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, theksoi se edukimi drejt teknologjisë është domosdoshmëri e tregut.
“Buxheti i vitit të ardhshëm, është një buxhet i cili do të na japë mundësi ne, që të paktën 6 shkolla të reja, të ndërtohen në Shqipëri. Dy prej tyre, duam ti ndërtojmë qartazi, për tekonologjinë e informacionit”, u shpreh ministri Klosi.
Ministri vuri në dukje se 20 shkolla të arsimit profesional kanë akses të plotë në internet. Sipas të dhënave zyrtare 60% e shqiptarëve kanë akses ne internet nëpërmjet telefonit celular.




