Një çift shqiptar është vënë në pranga nga policia gjatë një operacioni në qytetin e Modenas, Itali.
Sipas mediave italiane, mësohet se shqiptarët e arrestuar janë të dy klandestinë të moshave 36 dhe 27 vjeç.
Policia tha se ka kapur 6 kilogramë kokainë, një prej 1 kilogramësh heroinë me vlerë në treg prej 60 mijë eurosh, si dhe 5 mijë euro para kesh.
Droga mbërriti nga qyteti i Milanos dhe shpërndahej në zona të ndryshme të qytetit të Modenas.




