Një i ri shqiptar është në gjendje të rëndë, pasi ka rënë nga dritarja e një banese ku kishte shkuar për të vjedhur.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në një apartament në Casaleçhio të Renos, në provincën e Bolonjës.
Bëhet fjalë për një shqiptar 36-vjeçar, emri i të cilit nuk është bërë i ditur.
Ai kishte shkuar për të vjedhur, por në tentativë për të ikur, ai ishte rrëzuar duke u plagosur dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Pas kësaj është arrestuar nga policia.




