Debati për një telefon ka futur në sherr dy kushërinj. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan proçedimin penal në ngarkim të shtetasit me inicialet E.B. 15 vjeç.
Sipas bluve të qytetit, shtetasi i mësipërm, para disa ditëve ka përndjekur, me anë të rrjetit social ”Facebook” kushëririn e tij, shtetasin K.B. 12 vjeç, banues në Shijak.
Dy kushërinjtë kishin debatuar për një celular dhe 15-vjeçari e kërcënonte me anë të mesazheve ne rrjetin social te tipit “do të grij po dole ne lagje, po dole ta tregoj une qejfin vetem po te kapa se do te mbys.”
Nisur nga keto mesazhe, 12-vjeçari e ka denoncuar kushëririn ne Polici. Mesohet se ata jane djem xhaxhallaresh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale ”Përndjekja” parashikuar në nenin 121/a të Kodit Penal.




