24 vjecarja Marsela Toshi, nëna e dy fëmijëve të vrarë në Korcë nga babi i tyre është kthyer në Greqi pasi u shoqërua nga Policia e Korcës për dëshminë e saj mbi ngjarjen.
Ajo nuk është lejuar nga policia që të marrë pjesë në varrimin e dy fëmijëve dhe ish bashkëshortit.
Shtatasja ka kaluar në pikën kufitare të Kapshticës sot në ora 15:30 për të shkuar sërish në Greqi, aty ku sipas saj po jetonte me qëllim për të mbajtur gjallë familjen e varfër që kishte në Korcë




