Kishin fshehur afërsisht 2.5 kg kokainë në një ndërtesë në Firence që e kishin kthyer në një laborator për paketimin e dozave të drogës, pranga dy të rinjve shqiptarë.
‘Ansa.it’ shkruan se të rinjtë që përfunduan dje në pranga janë vëllezër, të moshave 22 dhe 25 vjeç. Pas hetimeve të grupit hetimor, dyshohet se dy shqiptarët e shisnin drogën zakonisht në qendër të Firences.




