Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për burrin i cili hodhi nga dritarja gruan në tij në Fier.
Mësohet se Ferdinand Rukaj nuk ka bërë asnjë deklaratë në sallën e gjyqit.
Ngjarja e rëndë ndodhi në 3 dhjetor, në lagjen “Kryengritja të Fierit”, ku 52-vjeçari Rukaj pas një debati e kishte zhveshur viktimën dhe e kishte futur në banjo, ku dhe kishte ushtruar dhunë makabre.
Pas kësaj ai e ka shtyrë nga dritarja e katit të katërt të apartamentit.
43-vjeçarja, nënë e dy fëmijëve, ka gjetur vdekjen pak minuta pasi është nisur drejt spitalit rajonal, pa mundur të marrë ndihmën mjekësore.




