Një konflikt me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur sot në fshatin Cikallesh të Kavajës. Shtetasit me iniciale Q.Ç., dhe F.Ç., u konfliktuan ku F.Ç., ka humbur jetën. Bëhet me dije se dy shtetasit ishin kushurinj. Mësohet se si pasojë e konfliktit është dëmtuar edhe një person tjetër që për momentin është i paidentifikuar. Konflikti ka ndodhur me mjete të forta e që si rrjedhojë kanë sjellë edhe humbjen e një jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e mëtejshme të ngjarjes.





