Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

INTERVISTA/Mostra 80 vjecar tregon version të ri pse i preu kokën Aishes 18 vjece

06/12/2016
INTERVISTA/Mostra 80 vjecar tregon version të ri pse i preu kokën Aishes 18 vjece
Share on FacebookShare on Whatsapp

Mostra 80 vjecar që i preu kokën një vajze 18 vjecare në Xhafzotaj të Durrësit pak vite më parë ka rrëfyer sonte në një intervistë për gazetaren Eni Vasili në neWs 24 se e vrau pasi nuk pranoi të abortonte.

Versioni që dha në intervistë pasi ka marrë dënimin dhe vuan burgun ndryshon nga versioni i parë.

Shaban Norja ka qenë shkaku i vrasjes dhe fillesa e kësja vrasjeje. Vendimi ka ardhur pasi vajza ka refuzuar të abortojë duke shkuar më mirë drejt vdekjes, një krim që Shabani nuk ka hezituar ta kryejë.

INTERVISTA

Ju jeni dënuar nga drejtësia shqiptare 4 vite më parë për vrasjen e një vajze të re..Jeni penduar për këtë gjë?

Si nuk jam penduar! Kur e kam vrarë kam thënë çfarë bëra unë. Si ma mbushi mendjen ajo mua ‘më vrit ti mua që të shkoj në xhehenet’. Jam çuditur. Tre netë dhe tre ditë ajo më ka marrë mua mbi 18 herë në telefon. S’kam fjetur gjumë fare.

A kishit ju një lidhje me Aishen?

Po.

Sa kishit?

Gjatë 3 muajsh apo 4 muaj.

Ku takoheshit?

Tek baçja ime. E kisha baçen e madhe.

Është folur në atë kohë që Aishja ishte shtatzënë?

Po po ishte shtatzënë. Ishte 3 muajshe.

Ishit ju baba i fëmijës?

Po pra. Nuk pranonte që të abortonte fëmijën për arsye se thoshte ‘nuk e vret nëna fëmijën’.

Ju ia kërkuat që të abortonte?

Po pra. Doja ta zhdukja këtë punë. Nuk pranonte kurrë.

Pse ia kërkuat? Nuk donit që të vazhdonte lidhja?

Nuk doja unë. Më vinte zor. Biles doja që ta ndërprisja lidhjen.

Kush kërkoi ta ndërpriste lidhjen?

Unë kërkova që ta ndërprisnin lidhjen.

Dhe çfarë ndodhi në këto momente?

Ndodhi ajo që ndodhi. Ajo thoshte nuk e abortojë fëmijën. Këmbëngulte ‘nëna nuk aborton fëmijën’.

Ju donit që ta hiqnit?

Doja që ta hiqte, pasi dhe ajo mos të bëhej me fjalë. Biles ajo mos të bëhej me fjalë. Ajo nuk pranoj që të abortonte.

Të kërkonte që të martoheshit?

Jo asnjëherë.

Thjesht refuzoi të abortonte fëmijën…

Po ashtu.

Dhe pastaj ndodhi ajo që ndodhi…

Ndodhi ajo që ndodhi.

E doja Aishen?

Sigurisht. Të them jo do të rrej. E doja kaq shumë sa nuk e ke idenë. Ndaj i thosha, që ‘më mirë abortojmë fëmijën dhe vazhdojmë’. Këmbënguli: “o më vrit o s’ka”.

A ka pasur grindje mes jush?

Asnjëherë nuk kemi pasur debat. Ndaj dhe më vjen keq. Ajo vinte duke qeshur dhe duke folur tek unë.

Ju ishit i ndërgjegjshëm? Pasi ishit burrë në moshë dhe ajo një vajzë e re…

Të thash pra, ai ishte gabim, ishte i imi. Kjo që ka ndodh iku tani, mua më vjen keq. Dhe për nënën e saj. (Qan) Kur e vret tjetrin duhet të revoltohesh. Por unë jo. Ndaj më vjen keq. Më vjen shumë keq biles. (Qan).

Vinë fëmijët t’jua takojnë në burg?

Po.

S’ju kanë mbajtur mëri për ngjarjen?

Jo jo. Jo vetëm fëmijët e mi, por dhe lagja më ka ardhur të më takojë. Edhe njerëz që kam pasur muhabet. Nuk e di se pse e bëra. Nuk kam rrahur as një fëmijë. Një kalama nuk kam rrahur. Gjeta dy fëmijë duke marrë hurma, dhe ata u frikësuan se do i rrija. Unë i mora dhe i këshillova që kur të piqen do ju jap nga një arkë.

Sherre me ju ka pasur?

Asnjëherë.

Edhe kur ajo nuk refuzonte të abortonte?

Asnjëherë. Unë doja ta bindja jo që të kishte grindje. Por nguli këmbë dhe thoshte ‘Nuk e vret nëna fëmijën. Më vrafsh ti mua. Po të më vrasë baba do shkoj në xhehenem, po të më vrasësh ti do shkoj në xhenet.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Po ndodh

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

Rama dyfishoi punonjësit në bashki me patronazhsitë, parazitë që nuk bëjnë asgjë

08/08/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

Ekzekutimi i ushtarit 20-vjeçar, policia jep detajet. Edhe 3 të tjerë pjesë e konfliktit tragjik

08/08/2026
Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

Mijëra qytetarë çdo mbremje në protestë, kërkojnë shembjen e sistemit të vjetër

08/08/2026
KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

KORÇË/ Identifikohet 20-vjeçari i vrarë me armë zjarri, pjesë e ushtrisë

08/08/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.