Dje gjatë natës është grabitur shkolla 9 vjecare në fshatin Nojë të Krujës.
Autorët kanë marrë dy monitorë kompjuteri dhe katër njësi kompiuterikë të markës “Acer”. Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifimin dhe kapjen e autorëve
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale”Vjedhja”parashikuar në nenin 134 të Kodit Penal.




