Policia e Korçës ka bërë të ditur se është proceduar penalisht nëna e dy fëmijëve, të cilët humbën jetën në ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Korçës.
Sipas burimeve zyrtare të Policisë Vendore, mësohet se dje, specialistët e Seksioni për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj Marsela Toshi (B…), 24 vjeçe, banuese në Korçë.
Procedimi ndaj saj ka filluar pasi, kjo shtetase ka braktisur dy fëmijët e saj të mitur dhe më pas është larguar për në shtetin Grek, konkretisht shtetasit J. T., dhe V. T., të moshave 7 dhe 4 vjeç, trupat e të cilëve u gjetën të pajetë, së bashku me trupin e bashkëshortit të kësaj shtetaseje më datë 05.12.2016 në banesën e tyre, në lagjen nr 4 Korçë.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Braktisja e fëmijëve të mitur” parashikuar nga neni 124 i Kodi Penal.





