52-vjeçari Ferdinand Ruko do vijojë të qëdnrojë në qeli pas një vendimi që mori sot Gjykata e Krimeve të Rënda.
Mësohet se Ruko nuk ka pranuar të falsë përpara trupit gjykues por dëshmia e tij në prokurorinë e Fierit është publikuar nga një televizion në Tiranë.
Përpara hetuesve në Fier ai është shprehur i penduar për veprimin që kishte kryer, për faktin se tashmë dy fëmijët e tyre do të mbeteshin jetimë, sipas tv klan.
Ferdinand Ruko: Shkova në shtëpi dhe Liljana nuk më pranoi. Nisëm grindeshim, i futa duart në fyt dhe e shtrëngova fort. I thashë: Mbylle gojën se kjo gojë e shkatërroi shtëpinë dhe familjen. Më goditi në fytyrë dhe më tha: Kriminel, gjakpirës.
Më pas Ruko iu ka rrëfyer hetuesve si kishte hedhur gruan nga dritarja e tualetit të shtëpisë.
Ferdinand Ruko: I vendosa duart e Liljanës poshtë sqetullave dhe e tërhoqa drejt tualetit. E ngtria me shpinë dhe e vendosa në parmaku i dritares. Liljana reagonte duke tentuar që të mbahej në anët e dritares, por unë shtyva atë duke e hedhur përjashta. Jam i penduar, pasi tani kam dy fëmijë jetimë.
Më pas Ruko, ka pohuar se pasi kishte kryer krimin kishte njoftuar policinë, si dhe kishte telefonuar të vëllain duke i thënë se çfarë kishte bërë.




