Një çift shqiptarësh u arrestuan me drogë nga policia italiane në Modena ndërkohë që në shtëpinë e tyre u gjetën pajisje të paketimit të drogës.
Të arrestuarit u kapën me 1.5 kile heroinë dhe janë A.A., 36 vjeç dhe C.M., 27 vjeçe, të dy me precedentë.
36-vjeçari ishte vënë në ndjekje nga një agjent i fshehtë i policisë, që po e vëzhgonte nga larg ndërsa shqiptari takohej me një arab.
Në këto momente, policia ka ndërhyrë duke i gjetur shqiptari një sasi prej 5.4 gramë kokainë si dhe 590 euro.

Më pas, policia shkoi për kontroll në apartamentin e çiftit shqiptar ku zbuluan një sasi prej 1.579 kg heroinë, e cila në treg do të kapte një vlerë prej 60 mijë euro.
Gjithashtu në apartament u gjetën pajisje për përzierjen dhe paketimin e drogës. Po ashtu policia gjeti dhe 5 mijë euro të fshehur na tualet.




