Policia e Fierit ka nisur padi penale për 2 persona fill pas vrasjes së Liljana Rukos duke e larguar përgjegjësinë prej saj.
Policia ka nisur procedimin penal për gjyqtarin që vonoi urdhrin e mbrojtjes për Liljana Rukon.
Gjyqtari Ergys Selmani ka vonuar zbardhjen dhe dërgimin në kohë të vendimit për mbrojtjen e shtetases Liljana Ruko institucioneve përgjegjëse, sipas policisë së Fierit.
Kështu, gjyqtari akuzohet për shpërdorim detyre. Policia arsyeton se pas vonesës së urdhrit të mbrojtjes ka ardhur pasoja e rende e vrasjes se shtetases nga bashkëshorti i saj.
Ndërkohë procedim me të njëjtën akuzë ka nisur edhe kryetaren e Zyrës Përmbarimore në Fier, shtetases L.SH. 36 vjeç.
Drejtuesja e Përmbarimit akuzohet se nuk ka kryer asnjë veprim përmbarimor për ekzekutimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen Liljana Ruko.





