Jo vetëm që kishin zaptuar një ndërtesë ilegalisht, por kishin arritur deri aty sa të bënin një lidhje të paligjshme energjie elektrike. Policia italiane arrestoi sot 11 persona, mes tyre edhe 3 shqiptarë, pasi akuzohen për vjedhje të energjisë.
Corriere.it raporton se në një ndërtesë në Prenstino të Romës ishte bërë një lidhje e paligjshme nga e cila përfitonin disa familje. Ndërkohë, mes të arrestuarve përveç shqiptarëve, dy moldavë, dy rumunë dhe katër marokenë.
Ka qenë pikërisht kompania e shpërndarjes së energjisë ajo që ka vërejtur lidhjen e paligjshme, e pasi u hetua, personat në fjalë u vunë në pranga.





