Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • AI Assisted News
  • #rozë
  • #gjejpunë
  • FACT&FAKE
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

“JO”-ja e Italisë shpresë për shqiptarët?

05/12/2016
“JO”-ja e Italisë shpresë për shqiptarët?
Share on FacebookShare on Whatsapp

E gjithë vëmendja e Italisë tani është përqëndruar tek ajo që do të ndodhë pas fitores së “JO-së” në referendum e dorëheqjes së kryeministrit Renzi.
“Topi” i ka kaluar presidentit Sergio Mattarella, i cili për herë të parë do të thirret nga Senati për të marrë një vendim që do të jetë padyshim kompleks, që do të sjellë pasoja politike, në mesin e një furtune të vogël financiare, që po godet vendin.
Në këtë gjendje emergjence, duket se ka një ‘përfitim’. Projektligji për Buxhetin 2017, ku përfshihen edhe amendimet për delokalizimin e shërbimit call center, që prek jo pak Shqipërinë, mund të lihet në ‘hije”. Shpresa që për momentin, kjo çështje mund të ‘harrohet’ duke qenë se Senati, po jo vetëm, gjëra më madhore për të diskutuar, është prezente.
Drejtuesit e shoqërive të call center në Shqipëri, por edhe përfaqësues të shoqatave të biznesit, thonë se situata politike në Itali, do të bëjë që kjo çështje të vonohet disi për t’u votuar. Në faqen zyrtare të Senatit të Italisë thuhet se ditën e martë ( 6 dhjetor) është përcaktuar që të mblidhet Komisioni i Buxhetit në mbledhje konsultuese për të marrë mendimin e Presidentit të Senatit, Pietro Grasso. Por, ky është një nga emrat që përflitet për të marrë detyrën e kryeministrit në qeverinë teknike që do të ngrihet, së bashku me atë të ministrit të Ekonomisë Pier Carlo Padoan.
Situata politike në Itali, në anën tjetër ka ‘ngrirë’ edhe lobimin nga pala shqiptare e cila do të duhej të niste një letër në Senat në lidhje me çështjen e delokalizimit të shërbimit call center. Por, tashmë thjesht do të pritet për të kuptuar se çfarë do të ndodh me qeverinë italiane raporton Monitor.
Projektbuxheti 2017, ku bëjnë pjesë edhe amendimet për ligjin e delokalizimit të shërbimit call center ka marrë miratimin në lexim të parë në datë 28 nëntor. Ai parashikon rregulla të forta, përjashtim nga lehtësitë fiskale, kontroll të të dhënave personale për ato shërbime call center që do të zhvendosen nga Italia, për të ardhur kryesisht në vendet jashtë BE-së, siç është Shqipëria.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
VIDEO/ Edi Rama bllokon heqjen e imunitetit të Lubi Ballukut!

Bardhi reagon për përgjimet e reja të Ron Yeffet: Kjo histori kërkon hetim menjëherë!

14/09/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • AI
  • Dosje
  • Ekonomia
  • FACT&FAKE
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

“Laboratori i drogës në Has, janë të përfshirë deputetë të PS, paratë i mori policia”

Arrestohet në Belgjikë Jasin Avdyli, i dënuar me 12 vite burg në dosjet “339” dhe “Volvo 4”

15/09/2026
Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

Erion Veliaj mbetet në burg, Gjykata e Lartë publikon vendimin

15/09/2026
“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

“O gjykatës bëj drejtësi, lër Veliajn në qeli”

15/09/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

No Result
View All Result
  • AI Assisted News
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 Droni.al - Të gjitha të drejtat e rezervuara.